TIRANË– Analisti dhe shkrimtari i njohur Albatros Rexhaj ka qenë i ftuar sëfundmi në Radar.al për të folur për zhvillimet politike në Kosovë.
Rezultatet thuajse janë drejt përfundimit, çka tregojnë se pa një koalicion nuk mund të ketë formim qeverie?
Rexhaj: Qeveria në Kosovë bëhet me 61, sipas gjithave gjasave 61 vota Albin Kurti do t’i ketë.
I bën vetëm?
Rexhaj: Bashkë me partnerët nga komuniteti jo shumicë. Shenjat tregojnë të tilla, trendi është që ai do t’i marrë 52 deputetë. Me 52 deputetë ai e arrin me partnerrët nga partitë jo shumicë arrin 61. Problemi në Kosovë është zgjedhja e Presidentit.
Përzgjedhja e Presidentit kërkon një konsensus më të gjerë, që lidhet me atë rregullën abstrakte që ne e kemi që duhen 80 deputetë të vijën në sallë. Unë mendoj se kjo do të përfundojë me një marrëveshje.
Me LDK-në?
Rexhaj: Unë mendoj se kjo nuk ka të bëjë as PDK e as LDK, por është thjeshtë domosdoshmëri Kushtetuese. Sepse Kosova ka përmomentin ushtrues detyre të Presidentit dhe me rregullat e Kushtetutës, ushtrimi i detyrës të Presidentit nuk mund të bëhet më shumë se gjashtë muaj. Pra diku në Tetor nëse nuk gaboj ne e kemi fatin e fundit në Tetor ne kemi afatin e fundit kur duhet të kemi Presidenti. Nëse nuk kemi President deri më 7 Tetor, 8 Tetor unë nuk di A EKZISTON REPUBLIKA E KOSOVËS./Radar.al


