Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Hoxha: Protestat nuk e pengojnë integrimin, Shqipëria po ecën me ritme të larta drejt BE-së

    June 11, 2026

    Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka deklaruar se protestat që po zhvillohen në Tiranë nuk ndikojnë në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

    Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarë të BE-së, Hoxha u shpreh se tubimet janë dëshmi e funksionimit demokratik të vendit dhe e lirisë së shprehjes së qytetarëve.

    “Protestat tregojnë që ne kemi liri, pra që njerëzit mund të dalin në rrugë e të kërkojnë çfarë duan. Nuk shoh lidhje mes protestave dhe negociatave me BE-në. Është e drejta e qytetarëve të protestojnë, ndërsa ne bëjmë punën tonë”, tha ministri.

    Ai shtoi se protesta të ngjashme ndodhin edhe në vende të tjera dhe se ato janë pjesë e jetës demokratike, duke theksuar se në Shqipëri liria e protestës është rikthyer pas periudhës së komunizmit.

    I pyetur nga gazetarët për investimin e paralajmëruar në zonën e Zvërnecit, me vlerë rreth 4 miliardë euro, Hoxha u shpreh se projekti është në zhvillim dhe se qeveria mbështet nisma që, sipas tij, respektojnë rregullat dhe standardet.

    “Ne do ta bëjmë. Projekti do të realizohet nga arkitektë të njohur brenda dhe jashtë vendit. Qeveria do të sigurojë respektimin e rregullave, legjislacionit dhe zotimeve ndërkombëtare”, u shpreh ai.

    Ministri theksoi gjithashtu se investimi është privat dhe se shteti luan rol mbikëqyrës për zbatimin e standardeve dhe ruajtjen e balancës mes zhvillimit dhe mbrojtjes së mjedisit.

    Duke folur për procesin e integrimit, Hoxha deklaroi se Shqipëria po ecën me ritme të përshpejtuara dhe synon përmbylljen e negociatave në një afat sa më të afërt, duke theksuar angazhimin e qeverisë në këtë drejtim.

    Hoxha integrimin protestat
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shakira dhe Burna Boy elektrizojnë ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026

    Trump emëron Jay Clayton në krye të inteligjencës kombëtare të SHBA

    June 11, 2026

    Ndryshime në administratë/ Këshilltarët e ministrave largohen automatikisht me ikjen e titullarit

    June 11, 2026

    Shakira dhe Burna Boy ndezin ceremoninë hapëse të Botërorit 2026 në “Azteca”

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.