Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    Trump paralajmëron Iranin: SHBA mund të marrë nën kontroll qendrën kryesore të eksporteve të naftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Dani Olmo në vitrinë, Çabi Alonso e do në skuadrën e tij

    June 11, 2026

    Çelsi ka shfaqur interes për transferimin e Dani Olmos gjatë verës, me kërkesë të trajnerit të ri Xabi Alonso, i cili e sheh spanjollin si një përforcim ideal për repartin ofensiv para sezonit të ardhshëm. ‘Blutë e Londrës’ mendohet se po përgatisin një ofertë prej 70 milionë eurosh.

    Projekti i udhëhequr nga tekniku bask, i cili pritet të marrë zyrtarisht drejtimin e skuadrës në ‘Stamford Bridge’, synon të rikthejë londinezët mes elitës së futbollit anglez, përmes transferimeve të profilit të lartë. Drejtuesit e klubit janë të vendosur t’i ofrojnë trajnerit të ri të gjitha mjetet e nevojshme për ta kthyer skuadrën në garë për trofetë më të rëndësishëm. Një nga objektivat kryesorë të Alonsos për repartin ofensiv është Dani Olmo, të cilin ai e konsideron si pjesën kyçe për të rritur kreativitetin dhe cilësinë në zonën e mesfushës.

    Trajneri spanjoll dëshiron të ndërtojë një repart sulmues spektakolar, ku Olmo do të kombinohej me talentin premtues të Estevaos, cilësitë e Kol Palmer dhe shpejtësinë e “bomberit” Zhoao Pedro. Edhe pse ai ka kontratë deri në verën e vitit 2030, paraqitjet e tij të paqëndrueshme gjatë sezonit të fundit kanë ngritur pikëpyetje në ‘Camp Nou’.

    Olmo e mbylli sezonin me tetë gola dhe dhjetë asistime në 49 paraqitje zyrtare, por drejtori sportiv Deko dhe drejtuesit e klubit besohet se janë të gatshëm të dëgjojnë oferta për largimin e tij. Barcelona synon të përdorë rreth 70 milionë eurot e mundshme nga shitja e Olmos për të financuar transferime të tjera që do t’i japin më shumë alternativa taktike trajnerit Flik për sezonin e ardhshëm./PanoramaSport

    Çelsi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    June 11, 2026

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    June 11, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: SHBA mund të marrë nën kontroll qendrën kryesore të eksporteve të naftës

    June 11, 2026

    Merz mbron kursin e reformave, opozita kritikon ashpër

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.