Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    Policia e Tiranës ka goditur një grup kriminal që shiste armë zjarri dhe ka vënë në pranga 4 persona, ndërsa 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.

    Në kuadër të operacionit “Rrjeti” u arrestuan shtetasit Marsel Varka, 35 vjeç, Elsaed Maqinaj, 25 vjeç, Fabian Zako, 29 vjeç dhe Kristaq Biba, 32 vjeç.

    Më tej, u shpallën në kërkim shtetasit Kevin Vila, 21 vjeç dhe Bledar Avdillari, 28 vjeç.

    Gjatë të gjithë periudhës hetimore dhe aksioneve policore, me objektiv goditjen e veprimtarisë kriminale të këtij grupi, në total, janë vënë në pranga 9 shtetas, si dhe janë sekuestruar 17 armë zjarri, 4 kallëpë lëndë plasëse, sasi e madhe municioni, 4 automjete dhe 13 celularë.

    Nga hetimet dyshohet se 6 shtetasit e identifikuar gjatë operacionit “Rrjeti”, së bashku me shtetasit e arrestuar më parë, Donati Jaku, Florian Gjeta, Urim Meta, Ligor Mehmet dhe Klodian Mustafa, të organizuar si grup, kanë siguruar dhe kanë shitur në zona të ndryshme të kryeqytetit, armë zjarri, lëndë plasëse dhe municion luftarak.

    6 shtetasve iu gjetën dhe iu sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 7 armë zjarri (4 pistoleta dhe 3 automatikë), municion luftarak dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit, i cili vijon për të identifikuar shtetas të tjerë të përfshirë në grup, si dhe për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të grupit.

    Gjithashtu, vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

    Edi rama policia Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026

    Goditet grupi kriminal që shiste armë zjarri, 4 të arrestuar në Tiranë, 2 në kërkim

    June 10, 2026

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.