Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

    Goditet skema e trafikimit të arit dhe sendeve me vlerë në Fier, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro

    Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, LVV kryeson bindshëm

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Vr*sja e 11-vjeçares Lyhana trondit Francën, mijëra protestues kërkojnë largimin e ministrit të Drejtësisë

    June 9, 2026

    Franca është përfshirë nga zemërimi dhe protestat pas vrasjes së 11-vjeçares Lyhana, trupi i së cilës u gjet në një fermë rreth 10 kilometra nga Fleurance, në jugperëndim të vendit.

    Vajza ishte zhdukur gjashtë ditë më parë pasi ishte larguar nga shkolla, ndërsa kërkimet për të përfunduan tragjikisht me zbulimin e trupit të saj. Për ngjarjen është arrestuar 41-vjeçari Jérome Barella, babai i një shoqeje të viktimës, i cili dyshohet se e mori me automjetin e tij ditën e zhdukjes.

    Megjithëse ai mohon përfshirjen në krim, hetimet kanë zbuluar se Barella ishte denoncuar më herët për abuzim seksual ndaj një të miture dhe ishte përmendur edhe në raste të tjera të ngjashme. Sipas informacioneve të publikuara, pavarësisht denoncimeve dhe provave mjekësore që mbështesnin akuzat, ai nuk ishte marrë në pyetje nga autoritetet për muaj të tërë.

    Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në mbarë Francën. Mbi 60 mijë qytetarë kanë dalë në protesta, duke akuzuar institucionet për neglizhencë dhe duke kërkuar dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Gérald Darmanin.

    Protestuesit argumentojnë se një reagim më i shpejtë ndaj denoncimeve të mëparshme mund të kishte parandaluar tragjedinë. Nga ana tjetër, Darmanin ka pranuar se rasti ka nxjerrë në pah “dështime tronditëse dhe të papranueshme” në funksionimin e institucioneve, por ka përjashtuar mundësinë e dorëheqjes.

    Ministri theksoi se problemi nuk qëndron te mungesa e ligjeve apo fondeve, por te mosprioritizimi i rasteve që lidhen me abuzimin seksual të të miturve. Në këtë kuadër, qeveria franceze ka paralajmëruar masa më të ashpra ndëshkuese ndaj autorëve të krimeve seksuale kundër fëmijëve, duke përfshirë edhe mundësinë e burgimit të përjetshëm për përdhunuesit serialë.

    Rasti i Lyhana-s ka tronditur opinionin publik francez dhe ka hapur një debat të gjerë kombëtar mbi përgjegjësinë e institucioneve dhe mbrojtjen e fëmijëve nga personat e denoncuar për abuzim.

    Francën ministrit protestues
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve, ja sa do të shitet nafta dhe benzina

    June 13, 2026

    Goditet skema e trafikimit të arit dhe sendeve me vlerë në Fier, sekuestrohen pasuri rreth 2 mln euro

    June 13, 2026

    Zgjedhjet në Kosovë, numërohen mbi 92% e votave, LVV kryeson bindshëm

    June 13, 2026

    Arbitrat bëhen “lëmsh” gjatë ndeshjes së Botërorit, ish-gjyqtari i njohur e konsideron si një nga gabimet më të mëdha

    June 13, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.