Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Natë rekordesh për Leo Mesin, barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

    Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë, dhunohen çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz

    Austria e Rangnik nuk gabon në start, merr fitoren që i mungonte prej 36 vitesh në Botëror

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Terror në shkollën e Mançesterit, 14-vjeçarja plagos me thikë dy nxënës dhe një mësuese

    June 9, 2026

    Skena paniku dhe frike u shënuan në një shkollë në zonën Blackley të Manchester, ku një nxënëse 14-vjeçare sulmoi me thikë dy bashkëmoshatarë dhe një mësuese brenda klasës.

    Mësuesja, 27 vjeçe, mbeti e plagosur në qafë ndërsa përpiqej të mbronte nxënësit dhe t’i merrte armën e ftohtë adoleshentes. Nga sulmi u lënduan gjithashtu një vajzë dhe një djalë 14-vjeçar, të cilët pësuan plagë në shpatull dhe në vesh.

    Policia ndërhyri menjëherë, arrestoi autoren e dyshuar dhe konfirmoi se nuk ka rrezik të mëtejshëm për shkollën apo komunitetin përreth. Adoleshentja po hetohet nën dyshimin për shkaktim të qëllimshëm të plagëve të rënda trupore.

    Pas incidentit, shkolla u vendos në izolim, ndërsa dëshmitarët përshkruan momente kaotike. Sipas tyre, disa mësues mbajtën të mbyllur derën e klasës për të penguar nxënësen të dilte dhe të sulmonte persona të tjerë.

    “Ajo tentoi të largohej nga klasa për të goditur fëmijë të tjerë, por mësuesit e penguan. Mësuesja u përpoq t’ia merrte thikën, por u godit në qafë. Më pas vajza e hodhi thikën dhe u arrestua. E pashë teksa dilte me pranga”, rrëfeu një dëshmitar okular.

    Raportohet se një nga nxënëset e plagosura bërtiti “Më goditën me thikë” ndërsa largohej me vrap nga klasa. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe motivet që çuan në këtë ngjarje të rëndë.

    nxenes plagos terror
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Natë rekordesh për Leo Mesin, barazon Klosen si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve në Kupën e Botës

    June 17, 2026

    Sinjalizuan policinë për operacion antidrogë pak javë më parë, dhunohen çifti i bashkëshortëve në Fushë Arrëz

    June 17, 2026

    Austria e Rangnik nuk gabon në start, merr fitoren që i mungonte prej 36 vitesh në Botëror

    June 17, 2026

    “Europës i duhet rajoni ynë”/ Rama nga Berlini: Ne duam që të bëhemi pjesë e BE-së përpara se të mbarojë kjo dekadë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.