Sipërmarrësi i njohur Artan Dulaku u pyet në emisionin “Pjaca në Radar” nga Alfred Peza nëse çmimet do bien dhe ai shprehet se shumë vështirë të ketë ulje, gushti do sjellë ndryshime të mëdha. Sipas tij, në Sarandë po blejnë nordikët dhe ukrainasit, ndërsa në Vlorë holandezët; 35% e projekteve tona në bregdet janë blerë nga të huajt.
“Unë kam frikë se çmimet nuk do të ulen, mund të ulet dollari, euro, por çmimet jo. Brenda gushtit do të kemi ngjarje madhore që lidhen me zhvillimet e mëdha dhe çmimet nuk do të bien. Tani ka hyrë edhe një risi e mbrojtjes së monedhës në lekë me ar, ku shumë monedha do të futen në stres. Tirana e ka më të limituar blerësin. Në Sarandë po blejnë nordikët dhe ukrainasit, ndërsa në Vlorë holandezët; 35% e projekteve tona në bregdet janë blerë nga të huajt”, tha Dulaku.


