Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale lidhur me debatet dhe protestat e zhvilluara për projektet në zonat e Zvërnecit dhe Sazanit, duke mbajtur një qëndrim kritik ndaj organizatorëve dhe mënyrës së artikulimit të kundërshtimeve publike.

    Në një postim të gjatë në Facebook, Rama ironizon protestat dhe figurat publike të përfshira në to, duke i cilësuar një pjesë të tyre si të orientuara nga rrjetet sociale dhe nga kërkimi i vëmendjes, ndërsa flet për “projekte imagjinare” dhe “rreziqe të sajuara” që sipas tij nuk përputhen me realitetin.

    Ai thekson gjithashtu se debati publik shpesh shoqërohet me gjuhë të ashpër dhe ofendime, duke e konsideruar këtë një deformim të diskutimit mbi çështjet mjedisore dhe zhvillimore.

    Në reagimin e tij, kryeministri mbron projektet në Zvërnec dhe Sazan, duke i cilësuar si iniciativa me rëndësi strategjike për ekonominë dhe turizmin, të cilat sipas tij do të kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe në krijimin e destinacioneve të reja turistike.

    Rama thekson se këto projekte do të vijojnë pavarësisht kundërshtimeve, duke i paraqitur si pjesë të një vizioni më të gjerë për zhvillim ekonomik dhe integrim europian të Shqipërisë.

    Postimi i plotë:

    SHËNIM I DETYRUAR

    Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është “Shqipëria e Re”, “Shqipëria e Shqiptarëve”, “Shqipëria që nuk shitet”, ndërsa kur mblidhen të tjerët ju i jepni vetes të drejtën t’i shani, ofendoni, pështyni, siç bëni me të tërë ata që marrin kurajon të shprehin ndonjë
    mendim ndryshe në faqet e tyre dhe duhet të marrin mbrapsht furinë e gjuhës më anti-ambientaliste të mundshme🤡

    Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota🇦🇱🦩⭐️🇪🇺

    protesta rama Zverneci
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Rama i përgjigjet sërish protestave për Zvërnecin dhe Sazanin: Projekte që do të kthehen në krenari kombëtare

    June 7, 2026

    “Diamanti”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

    June 7, 2026

    Vetëvendosje kryeson bindshëm në numërimin e votave në Kosovë, por Kurti se formon i vetëm qeverinë

    June 7, 2026

    Elbasani i jep lamtumirën e fundit Fatjon Bunjakut, homazhe prekëse për futbollistin

    June 7, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.