Qendrat e votimit janë mbyllur në të gjithë territorin, duke i dhënë fund procesit të votimit dhe duke hapur rrugën për numërimin e votave në komisionet përkatëse.
Sipas të dhënave të raportuara deri në orën 17:00, pjesëmarrja në votime ka qenë rreth 29%.
Krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2025, kur në të njëjtin orar pjesëmarrja ishte rreth 39%, këtë herë vihet re një rënie prej afro 10%.
Menjëherë pas mbylljes së votimit janë publikuar edhe rezultatet e para të exit poll-eve, të cilat pritet të japin një panoramë paraprake të prirjes së votës.


