Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fenomeni “El Ninjo”/ Meteorologët: Verë të nxehtë e të gjatë dhe përmbytje në vjeshtë

    Spilleja gati për sezonin veror, Balla: Turizmi mbetet motori i zhvillimit të zonës

    Rama nxjerr pamjet e ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nga sot nafta dhe benzina

    June 6, 2026

    Bordi i Transparencës ka miratuar çmimet e reja tavan për tregtimin e karburanteve në vend, të cilat kanë hyrë në fuqi këtë të premte, më 6 qershor 2026, në orën 14:30.

    Sipas vendimit të fundit, çmimi maksimal i shitjes me pakicë për naftën (gazoilin) është përcaktuar në 190 lekë për litër, ndërsa benzina do të tregtohet me jo më shumë se 173 lekë për litër.

    Për tregun me shumicë, çmimi i gazoilit është vendosur në maksimum 178 lekë për litër, ndërsa ai i benzinës në 161 lekë për litër.

    Bordi bëri të ditur se këto çmime do të mbeten në fuqi deri në mbledhjen e ardhshme, kur do të rishikohen në bazë të luhatjeve të tregjeve ndërkombëtare dhe metodologjisë së përcaktuar për përllogaritjen e çmimeve.

    Autoritetet u kanë bërë thirrje operatorëve të tregut të zbatojnë vendimin, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh mund të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.

    Në njoftim sqarohet gjithashtu se çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar nga Akti Normativ nr. 1, datë 3 prill 2026, i cili parashikon uljen e akcizës në 80% vetëm në rastet kur çmimi i naftës kalon 220 lekë/litër ose ai i benzinës 200 lekë/litër. Për rrjedhojë, akciza do të vazhdojë të aplikohet në nivelin e plotë, 100%.

    Ndërkohë, për sektorin e peshkimit, çmimi i gazoilit është përcaktuar në 95 lekë për litër, në përputhje me përjashtimet fiskale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi për anijet e peshkimit.

    benzina bordi Nafta
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fenomeni “El Ninjo”/ Meteorologët: Verë të nxehtë e të gjatë dhe përmbytje në vjeshtë

    June 6, 2026

    Spilleja gati për sezonin veror, Balla: Turizmi mbetet motori i zhvillimit të zonës

    June 6, 2026

    Rama nxjerr pamjet e ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

    June 6, 2026

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.