Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Spilleja gati për sezonin veror, Balla: Turizmi mbetet motori i zhvillimit të zonës

    Rama nxjerr pamjet e ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Rama: Modeli i Ria Formosa-s në Portugali dëshmon se natyra dhe zhvillimi mund të ecin së bashku

    June 6, 2026
    Screenshot

    Kryeministri Edi Rama ka sjellë në vëmendje modelin e zhvillimit turistik të zonës së mbrojtur të Ria Formosa-s në jug të Portugalisë, duke e cilësuar atë si një shembull frymëzues për Shqipërinë dhe potencialin e saj në turizmin e qëndrueshëm.

    Në një postim në rrjetet sociale, Rama theksoi se debati mbi zhvillimin në zonat e mbrojtura shpesh paraqitet si një përballje mes mbrojtjes së natyrës dhe zhvillimit ekonomik, ndërsa sipas tij, përvoja portugeze tregon se këto dy objektiva mund të bashkëjetojnë me sukses.

    Sipas kryeministrit, Ria Formosa është një nga lagunat më të rëndësishme të Europës, e njohur për biodiversitetin e pasur, shpendët migratorë, ishujt ranorë dhe peizazhin unik natyror. Ai vuri në dukje se pikërisht në këtë zonë, Portugalia ndërtoi një model të suksesshëm ekonomik të bazuar te turizmi me vlerë të lartë.

    Rama kujtoi se rajoni i Algarve-s ishte dikur një zonë me ekonomi të kufizuar, e mbështetur kryesisht te bujqësia dhe peshkimi. Megjithatë, përmes investimeve strategjike në turizmin cilësor dhe luksoz, zona u transformua në një nga destinacionet më prestigjioze të Europës.

    “Destinacione si Quinta do Lago dhe Vale do Lobo u zhvilluan pranë një prej ekosistemeve më të rëndësishme të kontinentit, jo në dëm të natyrës, por falë saj”, theksoi ai.

    Sipas Ramës, ky model ka sjellë miliarda euro investime private, mijëra vende pune, rritje të vlerës së pronave dhe të ardhura më të larta nga turizmi, ndërsa biodiversiteti dhe ekosistemi i zonës janë ruajtur.

    Kryeministri nënvizoi se sfida nuk është të zgjidhet mes natyrës dhe zhvillimit, por të gjenden mënyrat për t’i bërë ato aleate të njëra-tjetrës.

    Në përfundim, Rama shprehu bindjen se Shqipëria ka potencialin të ndjekë modele të ngjashme suksesi dhe të pozicionohet mes destinacioneve më të rëndësishme turistike në rajon dhe më gjerë.

    “Pasuria krijohet kur natyra bëhet pjesë e zhvillimit dhe zhvillimi bëhet aleat i natyrës”, u shpreh ai, duke shtuar se Shqipëria synon të bëhet pjesë e elitës së turizmit ndërkombëtar.

    Edi rama investimi Portugali Ria Formosa
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Spilleja gati për sezonin veror, Balla: Turizmi mbetet motori i zhvillimit të zonës

    June 6, 2026

    Rama nxjerr pamjet e ishullit turistik në Katar: U zhvillua nga investitorët e projektit të Zvërnecit

    June 6, 2026

    Liqeni i Shkodrës shpallet nga UNESCO si Rezervë Biosfere ndërkufitare, Bashkia: Moment krenarie për qytetin

    June 6, 2026

    35-vjeçari zhduket pa gjurmë në Tiranë. Familjarët asnjë kontakt që prej 3 ditësh

    June 6, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.