Tare është thirrur nga prokurori i çështjes Dritan Prençi dhe gjatë marrjes në pyetje i është kërkuar edhe prania e një avokati.
Vetëm 2 javë më parë, më 19 maj, SPAK mori në pyetje edhe vëllanë e Igli Tares, Agronin, i cili qëndroi në ambientet e Prokurorisë së Posaçme për rreth 30 minuta. Agron Tare ka qenë drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës dhe zëvendësministër i Punëve të Jashtme.


