Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në autostradën Tiranë–Durrës, në afërsi të Durrës, ku dy automjete janë përplasur me forcë dhe kanë përfunduar në kanal.
Si pasojë e përplasjes, një person ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit. Sipas informacioneve paraprake, i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të rënduar në segmentin rrugor ku ndodhi ngjarja, duke krijuar vonesa për drejtuesit e mjeteve që lëviznin në këtë aks.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për normalizimin e qarkullimit rrugor.


