Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

    Tronditet Mirdita, v*itet me a*më një person (EMRI)

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    35 të vdekur në dy aksidente të ndara në Pakistan

    August 25, 2024

    PAKISTAN– Së paku 35 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e dy aksidenteve të ndara me autobusë të dielën në Pakistan, thanë zyrtarët.

    Aksidenti i parë ndodhi kur një autobus, i cili po barte pelegrinë shiitë rrugës për në Iran nga Iraku, ra nga një autostradë në një luginë në veriperëndim të Pakistanit, duke i lënë të vdekur 12 njerëz dhe të lënduar 32 të tjerë, thanë policia dhe zyrtarët.

    Shoferi e humbi kontrollin e timonit pasi nuk i punuan frenat kur po kalonte nëpër provincën Baluçistan, tha shefi i policisë Qazi Sabir.

    Disa orë më vonë, 23 njerëz humbën jetën kur autobusi me të cilin po udhëtonin ra në një luginë në rrethinën Kahuta në lindje të provincës Punjab, thanë policia dhe zyrtarët. Në mesin e viktimave janë dy gra dhe një fëmijë. Së paku shtatë të tjerë u lënduan.

    Autobusi ishte duke shkuar në rajonin e Kashmirit të administruar nga Pakistani, kur ra nga një urë në një luginë në Kahuta.

    Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zaradari, dhe kryeministri Shehbaz Sharifi, në komunikata të ndara shprehën ngushëllime për viktimat dhe dhimbjen e tyre për dy aksidentet. Ata u kërkuan autoriteteve të sigurohen se pelegrinët e lënduar do të marrin tretmanin më të mirë mjekësor.

    Mijëra myslimanë shiitë e vizitojnë qytetin e shenjtë të Irakut, Karbala, për ta kujtuar Arabeen – numrin 40 në gjuhën arabe – që shënon vdekjen e nipit të Profetit Muhamed, Hussein, i cili u bë simbol i qëndresës gjatë shekullit të parë të trazuar të historisë së islamit.

    Aksidentet me autobus janë të zakonshme në Pakistan, kryesisht për shkak të neglizhencës së shoferëve të cilët shpesh i shkelin rregullat e trafikut./REL

    35 të vdekur Pakistan
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Baret dhe bastet, fituesit e heshtur të Botërorit

    June 15, 2026

    Tronditet Mirdita, v*itet me a*më një person (EMRI)

    June 15, 2026

    Protestat prekin transportin urban, Shoqata letër Bashkisë së Tiranës për njohjen e kompensimit

    June 15, 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    June 15, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.