Këngëtarja e njohur Soni Malaj ka ndarë me publikun në Ferma VIP një nga momentet më të vështira të jetës së saj, duke treguar për problemet e rënda shëndetësore që përjetoi në fëmijëri.
Artistja kujtoi se rreth moshës 7-8 vjeçare u përball me një formë të rëndë reumatizmi, ndërsa jetonte në Tropojë. Sipas saj, gjendja ishte aq e rënduar sa nuk arrinte të bënte asnjë hap për shkak të dhimbjeve të forta.
“Ka qenë një reumatizëm i shkallës së lartë. Nuk e di pse ndodhi, por nuk ecja dot”, u shpreh ajo gjatë rrëfimit.
Soni tregoi se është shtruar disa herë në spital dhe pas trajtimeve mjekësore kishte nisur të përmirësohej. Megjithatë, gjatë një fundjave në Valbonë, gjendja e saj u përkeqësua sërish pasi kishte futur këmbët në ujë të ftohtë.
Sipas këngëtares, pas këtij momenti ajo mbeti sërish e paralizuar dhe nuk mund të lëvizte pa ndihmën e familjarëve.
Ajo kujtoi me emocion sakrificat e prindërve dhe të afërmve, të cilët e mbanin në krahë për ta ndihmuar në çdo lëvizje, madje edhe për ta çuar te shoqet e klasës që të vazhdonte mësimet.
Rrëfimi i artistes u prit me emocion nga publiku dhe banorët e programit, duke zbuluar një anë të panjohur të jetës së saj dhe forcën me të cilën ka përballuar vështirësitë që në fëmijëri.
♬ original sound – fermavip.al – fermavip.al


