Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mesditën e kësaj të enjteje në aksin e ri rrugor drejt Darëzezë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka humbur kontrollin teksa lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara, duke dalë nga rruga dhe përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.
Përplasja ka qenë fatale për drejtuesin e mjetit, i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë pas aksidentit, në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti, i cili është dëmtuar plotësisht.
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit fatal.


