TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në kryeqytet ku punonjësi i Gardës është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën e Dibrës.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po kryen hetimet lidhur me ngjarjen.
-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi Albert Gadica, rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit./Radar.al


