Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Tatimet nisin kompensimet nga DIVA edhe për individët pa zbritje shpenzimesh për fëmijët

    May 26, 2026

    TIRANË- Në muajin mars pas plotësimit të Deklaratës Individuale të të Ardhurave Vjetore (DIVA 2025) Ema punonjëse në media rezultoi me tatim të mbipaguar në vlerë 3,172 lekë.

    Gjatë plotësimit të DIVA 2025, përveç individëve me fëmijë në ngarkim, të cilit iu zbritën nga totali i të ardhurave vjetore, shpenzimet në shumën e 48 mijë lekëve apo për arsimin 120 mijë lekëve, me tatim të mbipaguar rezultuan edhe individë që nuk përfituan zbritje shpenzimesh nga fëmijët.

    Kjo kategori me tatim të mbipaguar rezultoi, pasi në DIVA iu rillogarit tatimi për të ardhurat vjetore. Pra shuma e tatimit të paguar çdo muaj, rezultoi më e lartë pas rillogaritjes së tatimit vjetor. Në rast se diferenca ishte me vlerë pozitive, edhe kjo kategori, kishte të drejtë që tepricën në DIVA ta kërkonte për kompensim.

    Pas aplikimit të kërkesës për kompensim në sistemin e-Filing për tatim të mbipaguar nga plotësimi i DIVA, Ema tha për Monitor se në llogarinë e saj bankare ka përfituar shumën prej 3,172 lekë.

    Edhe për këtë kategori Administrata Tatimore ka nisur shpërndarjen e kompensimit nga DIVA për individët që nuk kanë fëmijë në ngarkim, por kanë rezultuar me tatim të mbipaguar.

    Kjo kategori për aplikimet, krahas kërkesës për kompensim në llogarinë bankare, si dokumentacion duhet të ngarkojnë në e-Fling vetëm numrin e llogarisë bankare IBAN në formatin pdf.

    E drejta për aplikim me qëllim përfitimin e kompensimit për asnjë kategori nuk humbet për 5 vite. Afati i shqyrtimit të kërkesës për kompensim nga administrate tatimore është deri në 2 muaj.

    “Nuk ka një afat të posaçëm ligjor për paraqitjen e kërkesës për rimbursim. E drejta e individëve për kompensim apo rimbursim nuk humbet për 5 vite. Nëse nuk kërkohet këtë vit, shuma mbetet si tepricë për individët deri në 5 vite.

    Por nëse do të kërkohet të përfitohet në llogari bankare do të duhet të plotësohet kërkesa dhe të dorëzohet dokumentacioni justifikues. Në të kundërt është një tepricë që mbetet e vlefshme në llogarinë e individëve”, sqaroi më herët për Monitor, Rozana Çelmeta, drejtore e procesit të biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

    Afati për plotësimin e DIVA 2025 përfundoi më 31 Mars 2026.

    Në total për 2025 janë plotësuar gjithsej 164,263 deklarata individuale të të ardhurave, një rritje prej 25% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Sipas të dhënave rreth 77 mijë individë pritet të përfitojnë kompensim nga sistemi DIVA për fëmijët nën moshën 18 vjeç.

    Sistemi ka gjeneruar një fond total prej 1.4 mld lekësh për rimbursim për individët me tepricë kreditore. Deri tani janë kërkuar vetëm 670 mln lekë nga individët për t’u kaluar në llogaritë e tyre bankare.

    Si do të bëhet aplikimi për të gjitha kategoritë

    Kategoritë përfituese krahas plotësimit të saktë të dhënave bankare në rubrikën “Detajet e bankës” në e-Filing dhe formularit të kërkesës me tekstin

    “Unë i nënshkruara XY me numër identifikimi I….. kërkoj të më rimbursohet nëpërmjet llogarisë bankare, shuma e tatimit të mbipaguar me vlerë X lekë pas plotësimit nga DIVA 2025.”

    Krahas tyre aplikuesi në rast se ka fëmijë në ngarkim dhe përfiton kompensim pas njohjes së shpenzimeve me vlerë 48 mijë lekë për çdo fëmijë, duhet të ngarkojë si dokumentacion, certifikatën familjare dhe numrin IBAN të llogarisë bankare në formatin pdf (qoftë të nxjerrë nga aplikacioni ose të marrë pranë bankës).

    Individëve që ju zbriten shpenzimet arsimore për fëmijë në shumën maksimale prej 120 mijë lekë, përveç certifikatës familjare, numrin IBAN të llogarisë bankare duhet të ngarkojnë në sistem edhe faturat e fiskalizuara të shpenzimeve arsimore, me qëllim justifikimin e tyre.

    Kategoria e individëve pa fëmijë por që rezultojnë me tatim të mbipaguar, po ashtu kanë të drejtë të kërkojnë kompensim në llogarinë bankare.

    Krahas plotësimit të kërkesën me tekst duhet të ngarkojnë në sistem edhe dokumentacionin e IBAN.

    Me qëllim sigurimin e vendosjes së të dhënave të sakta dhe shmangien e vonesave në procesin e rimbursimit administrata tatimore ka publikuar udhëzuesin për deklarimin e të dhënave të sakta të llogarisë bankare. Sipas tatimeve, plotësimi i llogarisë bankare është i domosdoshëm për vijimin e procedurës së rimbursimit nga Administrata Tatimore./Monitor

    diva tatimet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.