Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Nga Merz te Weidel: Fuqia e mediave në formësimin e imazhit

    May 19, 2026
    Nga Merz te Weidel: Fuqia e mediave në formësimin e imazhit

    A flet shpesh pa u menduar Merz? A është Olaf Scholz i mërzitshëm? A kultivon Alice Weidel një imazh borgjez? Një studim analizon perceptimin dhe karakteristikat e politikanëve.

    „Ka disa gjëra që Friedrich Merz u kushton vëmendje të posaçme: saktësia, mirësjellja, respekti. Sjellja e mirë është e rëndësishme për kreun e CDU-së, edhe pse ai vetë herë pas here i lejon vetes përjashtime.”

    Kështu e përshkruante Der Spiegel në botimin e majit 2024 liderin e atëhershëm të opozitës në Bundestagun gjerman, i cili një vit më vonë u zgjodh Kancelar i Gjermanisë.

    Vetëm politikë simbolike apo diçka më shumë?

    Friedrich Merz tërheq rregullisht vëmendjen me deklaratat e tij kontroverse – qoftë për të ashtuquajturin kriminalitet të të huajve, migracionin dhe “pamjen e qyteteve”, apo për të ardhmen e sistemit pensional. A tingëllon ai autentik? A kemi të bëjmë me politikë simbolike? Dhe sa ndikim kanë mediat në mënyrën si perceptohen politikanët ga publiku?

    Përgjigje për këto pyetje ofron studimi „Stilet politike – Si i interpretojnë mediat dhe pse emocionet dhe simbolet ndikojnë në besimin ndaj demokracisë”. Studimi është vërë në bashkëpunim mes Fondacionit Heinrich Böll, i afërt me të Gjelbrit, dhe institucionit shtetëror NRW School of Governance. Në analizë janë përfshirë më shumë se 600 artikuj gazetash të publikuar ndërmjet viteve 2021 dhe 2025.

    Retorika, veshja, gjuha e trupit

    Stili politik i referohet mënyrës se si politikanët flasin dhe si – në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme – paraqiten në publik. Kjo përfshin retorikën, por edhe veshjen dhe gjuhën e trupit. Sipas autores së studimit, Kristina Weissenbach, kjo është thelbësore: “Sepse ne qytetarët i përjetojmë këto vetëm përmes mediave – dhe kjo ndikon drejtpërdrejt në besimin tonë ndaj politikës.”

    Gjetja kryesore: në tekstet e analizuara dominojnë atributet emocionale – tiparet e karakterit, reale apo të supozuara, mimika dhe gjestikulacioni.

    “Çështjet thelbësore, siç është kompetenca profesionale, rrallë vlerësohen, dhe kur ndodh kjo, zakonisht analizohen politikanët meshkuj”, thekson Weissenbach.

    Gratë dhe burrat paraqiten ndryshe

    Studimi nënvizon: “Kur mediat kryesore në Gjermani theksojnë retorikën dhe aftësitë komunikative si tipare stilistike, ato te politikanet shpesh lidhen me empatinë dhe emocionet, ndërsa te politikanët me ekspertizën.”

    Tek gratë, pamja e jashtme trajtohet shumë më shpesh si temë. Kryetarja e grupit parlamentar të së Majtës, Heidi Reichinnek, është një shembull tipik: “Buzëkuq në të kuqe komuniste. E rëndësishme është që në asnjë mënyrë të mos duket sikur i është kushtuar shumë kohë pamjes së jashtme”, shkruante Die Welt në shkurt 2025.

    Alice Weidel: Gjithçka vetëm fasadë?

    Në të njëjtin muaj, revista Stern shkruan për Alice Weidel, kryetaren e partisë AfD: “Ajo e planifikon paraqitjen e saj me kujdes deri në detajin e fundit. Vishet me një kostum i errët, bluzë të bardhë me shall dhe varg me perla. Veshja biznes e mbron dhe krijon distancën e nevojshme, prej nga ajo lejon afërsinë në mënyrë të kontrolluar.”

    Një model i ngjashëm vihet re edhe në një artikull të Der Spiegel nga viti 2021 për Sahra Wagenknecht: “Ajo është një grua me kostume strikte dhe sjellje të rafinuar – një e majtë me pamje konservatore dhe edukim borgjez. Një markë.”

    Christian Lindner – njeriu me “forcë ylli”?

    Burrat analizohen më rrallë përmes pamjes së jashtme. Një përjashtim është ish-lideri i FDP-së, Christian Lindner: sipas studimit, veshja simbolike, markat, aksesorët apo makinat krijojnë elementë identifikimi.

    Në maj 2023, Focus shkruante për Ministrin e atëhershëm të Financave: “Christian Lindner ka zhvilluar atë që ekspertët amerikanë të marketingut e quajnë ‘forcë ylli’. Ndikimi i tij është më i madh tek vozitësit e Porsches, përdoruesit e iPhone-it dhe ata që veshin kostume blu të Boss-it. Por ai ndiqet edhe nga sipërmarrës të start-up-eve dhe biznese tradicionale familjare.”

    Olaf Scholz dhe “koka e rruar”

    Një shembull i kundërt është ish-Kancelari Olaf Scholz, të cilin Focus në fund të vitit 2023 e përshkruante si një burokrat të mërzitshëm: “Kostumet nuk janë as shumë moderne, dhe as të lira. Çanta e tij e dokumenteve, e markës Bree, daton që nga koha e praktikës profesionale. Dhe sigurisht, koka e rruar.”

    Studimi vëren se interpretimet e stileve politike ndryshojnë shpejt: cilësitë që në vitin 2021 konsideroheshin pozitive (“qetësi”, “balancë e brendshme”), në vitin 2025 interpretohen negativisht (“mungesë lidershipi”).

    A mund ta ruajë Friedrich Merz qetësinë?

    Edhe Friedrich Merz përballet me këtë sfidë. Në shtator 2024, Handelsblatt shkruante: “Merz duhet të dëshmojë se mund të ruajë qetësinë dhe të tregojë siguri – cilësi që një kancelari i duhen në kohë të vështira.”

    Përfundimi i studimit

    Studimi tregon se interpretimi i stileve politike është në thelb një luftë për pushtetin e interpretimit. “Mediat kryesore i interpretojnë stilet politike kryesisht në mënyrë të personalizuar, simbolike dhe emocionale.”

    Kjo formë e raportimit ndikon drejtpërdrejt në perceptimin e publikut për politikën – dhe në besimin ndaj demokracisë. Në planin afatgjatë, ky besim nuk rritet, nëse fokusi mbetet tepër i madh te emocionet dhe simbolet.

    A raportojnë mediat tepër negativisht?

    Autorja e studimit, Kristina Weissenbach, bën thirrje për një ton më të balancuar: mediat duhet të jenë kritike, por edhe të raportojnë më shpesh në mënyrë pozitive.

    “Një interpretim inkurajues dhe respektues bën diferencën tek njerëzit që e lexojnë, e dëgjojnë apo e konsumojnë përmbajtjen.”/DW

    Merz Weidel
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në Portin e Durrësit, humb jetën një shofer kamioni nga Kosova

    July 28, 2026

    GJKKO dënon gjashtë ish-zyrtarë të Bashkisë së Divjakës për shkelje në tendera

    July 28, 2026

    Italia në krizë demografike, lindjet bien në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    July 28, 2026

    Merr fund telenovela, Roberto Mancini zyrtarizohet si trajneri i ri i Italisë

    July 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.