Kryeministri Edi Rama deklaroi në episodin e radhës të podcastit “Flasim” se Shqipëria ndodhet në momentin më të afërt historik me anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Sipas Ramës, raporti i Komisionit Europian vlerëson se vendi ka përmbushur detyrat kryesore dhe është gati të hyjë në fazën përmbyllëse të negociatave të integrimit.
“Për herë të parë pas shumë dekadash, rruga drejt BE-së duket e arritshme. Shqipëria ka avancuar me ritëm në negociata dhe tashmë ndodhemi në një fazë kyçe, ku po diskutohet mbyllja e kapitujve përmes piketave të ndërmjetme”, u shpreh Rama.


