Dalin pamjet nga vendi ku pati shkëmbim zjarri mes dy shoferëve të makinave në Bushat të Vaut të Dejës pasditen e 23 Gushtit.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes, raportohet se janë gjetur rreth 30 gëzhoja armësh të ndryshme.
Burimet thonë se ka pasur shkëmbim zjarri mes personit në mjetin e blinduar tip ‘Audi’ me targa gjermane dhe një mjeti tjetër.
Policia ka bërë identifikim e një personi të përfshirë në këtë ngjarje, por emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.
Ndërkohë, blutë po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



