Kryeministri Edi Rama do të mbledhë në Himarë kabinetin qeveritar për të zhvilluar mbledhjen e radhës qeveritare, tashmë traditë në çdo fillimsezoni të ri politik.
Takimi 2 ditor parashikohet të zhvillohet në datat 28 dhe 29 gusht.
Mbledhja do të bëhet për një analizë të punës së bërë deri më tani, por edhe për t’u vendosur objektivat e radhës në nisje të sezonit të ri politik e sesionit parlamentar.


