Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Fundjava sjell trafik të rënduar në Elbasan, radhë kilometrike në dalje të autostradës

    Trump refuzon jelekun antiplumb: Nuk dua të dukem 10 kg më i shëndoshë

    Tentuan të vidhnin një “Land Rover” në Dhërmi, arrestohen një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Tentuan të vidhnin një “Land Rover” në Dhërmi, arrestohen një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare

    May 1, 2026

    Një tentativë për vjedhje automjeti është parandaluar nga Policia në Dhërmi, ku në pranga kanë rënë dy persona, një 25-vjeçar dhe një e mitur 17-vjeçare.

    Sipas njoftimit zyrtar, shërbimet e Policisë reaguan menjëherë pas sinjalizimit për vjedhjen e një automjeti tip “Land Rover”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe ndalimin e tij.

    Gjatë ndërhyrjes, drejtuesja e mjetit nuk iu bind urdhrit të Policisë dhe, në përpjekje për t’u larguar, shkaktoi dëmtime në automjetin e vjedhur.

    Në përfundim të veprimeve, u arrestua shtetasi N. Xh., 25 vjeç, banues në Durrës, i akuzuar për “Vjedhje të mbetur në tentativë” në bashkëpunim, “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Ndërkohë, 17-vjeçarja u arrestua për “Vjedhje të mbetur në tentativë”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, “Shkatërrim prone” dhe “Mosbindje ndaj urdhrit të Policisë”.

    Nga hetimet paraprake rezulton se dy të rinjtë kishin shkuar në Dhërmi me një automjet tip “Benz”, fillimisht me qëllim blerjen e mjetit. Por duke përfituar nga mungesa e pronarit, 17-vjeçarja kishte ndezur “Land Rover”-in dhe ishte larguar pa leje.

    Më pas, ajo ka bashkëpunuar me 25-vjeçarin, i cili u kap në zonën e Kushtrimi, ndërsa automjeti me të cilin kishin udhëtuar drejt Dhërmiut u përplas në Palasë dhe u braktis.

    Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale të dy automjetet, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    dhermi vjedhje
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Fundjava sjell trafik të rënduar në Elbasan, radhë kilometrike në dalje të autostradës

    May 1, 2026

    Trump refuzon jelekun antiplumb: Nuk dua të dukem 10 kg më i shëndoshë

    May 1, 2026

    Tentuan të vidhnin një “Land Rover” në Dhërmi, arrestohen një 25-vjeçar dhe një 17-vjeçare

    May 1, 2026

    Ministri Lamallari: Syrit të teknologjisë nuk i shpëton asnjë shkelje në rrugë

    May 1, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.