TIRANË- Kryeministri Edi Rama ditën e sotme shprehet se shpreson që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë.
Nga ana tjetër shefi i qeverisë theksoi se ‘Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike’.
Deklaratat e kryeministrit u bënë gjatë fjalës së tij në firmosjen e marrëveshjes me Italinë për ndërtimin e anijeve në zonën e Pashalimanit.
Në fjalën e tij, ndër të tjera kreu i qeverisë deklaroi se kjo marrëveshje garanton përforcimin e mborjtjes detare dhe tokësore.
“Doja të përfitoja dhe për të falënderuar nga zemra presidentin e “Leonardo”, përfaqësuesit e Leonardo-s që na kanë qenë afër dhe e kanë vendosur të zezën në të bardhë, marrëveshjen për të përforcuar në mënyrë shumë të kompletuar, mbrojtjen tone, si nga ana detare, por dhe nga ana tokësore, me sistemin kundër raketave dhe sistemin e mbrojtjes në det. Është vetëm fillimi. Shpresoj që bota të përmirësohet dhe që luftërat të përfundojnë, por ndërkohë Shqipëria është shumë e vogël për të vendosur të ardhmen e botës dhe fatin e lojës së shahut gjeopolitike, por duhet të përshtatemi. Duhet të përshtatemi sigurisht në të voglën tonë për të pasur një mbrojtje dinjitoze dhe për të pasur gjithçka që nevojitet për të qenë në lartësinë e një vendi të vogël, por krenar në aleancën Transatlantike, ku ne bëjmë pjesë”, deklaroi kryeministri.
Kreu i qeverisë tha se në kuadër të kësaj marrëveshje do të ndërtohen edhe dy anije për Forcat tona të Armatosura, duke e çuar në 7 numrin e flotës. Kryeministri deklaroi se po në Shqipëri, në kantierin e Pashalimanit do të ndërtohen anije lundruese që janë në dobi të ushtrisë shqiptare, por edhe për ushtritë e tjera të vendeve aleate.
“Kjo marrëveshje hap rrugën edhe për një diskutimi të ri për arsye ekonomike si për Ficantierin ashtu edhe për KAYO sepse siç thashë do të jemi të parët që do të përfitojmë nga produktet e shoqërisë, në mënyrë konkrete nga dy anijet e para që do të ndërtohen për forcat tona të armatosura dhe që do ta çojnë në 7 numrin e flotës tonë. Në termat e përcaktuara nga statusi ynë madhor, por edhe sigurisht me NATO është një numër optimal sa i takon peshës dhe përgjegjësisë të Shqipërisë në Mesdhe. Më pas prodhimi do të vazhdojë më tej për të eksportuar këto anije, aty ky është e qartë që teknologjia e re dhe inovacioni që do të shoqërojë këtë rrugëtim do të implementimet. Është diçka fantastike.”-tha Rama./Radar.al


