TIRANË– Paraditen e sotme ka rënë një zjarr në katin e pestë të një pallati në rrugën “Jordan Misja”, në Tiranë.
Flakët kanë perfshirë një apartment, ndërsa shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur menjeherë në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e situatës nën kontroll.
Nga burimet është mësuar se zjarri ka dëmtuar një dhomë, ndërsa pjesa tjetër është përshkuar nga tymi dhe bloza.
Për fatin e mirë deri më tani nuk raportohen persona të lënduar. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa pritet që hetimet të zbardhin rethanat e plota të ngjarjes./Radar.al


