Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ndryshime në strukturat policore, emra të rinj në Vlorë, Shkodër dhe Durrës

    Solidaritet në Spanjë, buka që paguhet për të tjerët në nevojë

    Teknologjia dhe ushtria, Google në marrëveshje me Pentagonin

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Pas deklaratave të kancelarit gjerman, Trump sulmon Merz: Nuk e di çfarë flet

    April 28, 2026

    Tensionet politike janë rritur mes Donald Trump dhe kancelarit gjerman Friedrich Merz, pas deklaratave të këtij të fundit mbi negociatat me Iranin.

    Në një reagim në platformën Truth Social, Trump kritikoi ashpër Merz, duke thënë se ai “nuk e di për çfarë flet”. Ai kundërshtoi vlerësimet e kancelarit gjerman për forcën negociuese të Iranit dhe mungesën e një strategjie të qartë nga ana e SHBA-ve.

    Trump theksoi se një Iran me armë bërthamore do të përbënte rrezik global dhe pretendoi se po ndërmerr hapa që, sipas tij, duhej të ishin bërë më herët. Në të njëjtën kohë, ai nuk kurseu kritikat ndaj Gjermanisë, duke e lidhur situatën e saj aktuale me udhëheqjen politike.

    Nga ana tjetër, Merz kishte deklaruar më herët se udhëheqja iraniane po e vë në vështirësi Shtetet e Bashkuara në procesin negociues, duke ngritur pikëpyetje mbi qasjen strategjike të Uashingtonit. Ai theksoi se përvoja në konflikte si Lufta në Afganistan dhe Lufta në Irak tregon se nisja e një konflikti është më e lehtë sesa përfundimi i tij.

    Sipas Merz, mbetet e paqartë rruga që do të ndjekin SHBA-të për të dalë nga kriza aktuale, ndërsa ai vlerësoi aftësinë negociuese të Iranit në këtë përballje.

    Maqedoni e Veriut
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ndryshime në strukturat policore, emra të rinj në Vlorë, Shkodër dhe Durrës

    April 28, 2026

    Solidaritet në Spanjë, buka që paguhet për të tjerët në nevojë

    April 28, 2026

    Teknologjia dhe ushtria, Google në marrëveshje me Pentagonin

    April 28, 2026

    Rënie rekord e lindjeve në Gjermani, niveli më i ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.