SHBA- Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Scott Besant, ka paralajmëruar se sipërmarrjet që bëjnë biznes me linjat ajrore iraniane rrezikojnë të përballen me sanksione amerikane, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ekonomik mbi Teheranin.
Mediat shtetërore iraniane raportuan gjatë fundjavës se Irani kishte rinisur fluturimet komerciale nga Aeroporti Ndërkombëtar i Teheranit për herë të parë që nga fillimi i luftës.
“Të bësh biznes me linjat ajrore iraniane të sanksionuara mbart rrezikun e ekspozimit ndaj sanksioneve të SHBA-së”, tha Bessed në një postim në X.
“Qeveritë e huaja duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që kompanitë nën juridiksionin e tyre të mos ofrojnë shërbime për këto avionë, duke përfshirë sigurimin e karburantit të avionëve, shërbimin e ushqimit, tarifat e uljes ose mirëmbajtjen”, shtoi ai.
Bessant tha se Departamenti i Thesarit “nuk do të hezitojë të ndërmarrë veprime kundër çdo pale të tretë që lehtëson ose kryen biznes me subjektet iraniane”./Radar.al


