Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Gjermania dhe Britania e Madhe do të forcojnë sërish lidhjet

    April 28, 2026

    GJERMANI–  Pavarësisht Brexit-it, Gjermania dhe Britania e Madhe po afrohen përsëri ekonomikisht. Në samitin e mbajtur në Berlin, të dyja qeveritë bënë thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë.

    Gjashtë vjet pas Brexit-it, marrëdhëniet  tregtare të Gjermanisë me Britaninë e Madhe janë stabilizuar, sipas ministres së Ekonomisë, Katherina Reiche. Britania e Madhe është sërish ndër dhjetë partnerët kryesorë tregtarë, deklaroi ministrja gjermane në një konferencë ekonomike gjermane-britanike të mbajtur në Berlin.

    Vëllimi i tregtisë midis dy vendeve arriti në rreth 118 miliardë euro në vitin 2025, vuri në dukje Reiche. Gjermania importoi  mallra me vlerë rreth 33 miliardë euro nga Britania e Madhe dhe eksportoi mallra me vlerë 80 miliardë  euro në Britaninë e Madhe . Qindra kompani operojnë në të dyja anët e kufirit. Këto gjenerojnë mirëqënie.

    “Kjo tregon se lidhjet tona ekonomike janë të qëndrueshme; ato janë reale,” tha Reiche. “Dhe jam e bindur se ato mund të bëhen edhe më të ndërthurura.” Krizat e shumta të viteve të fundit kanë shkatërruar iluzionin se tregjet globale mund të funksionojnë ‘me autopilot’. Është shfaqur një realitet i ri; bllokada e gjerë e Ngushticës së Hormuzit, jetike për furnizimet me energji, është një shembull tjetër i kësaj.

    Gjermania dhe Britania e Madhe kanë të njëjtat objektiva në shumë fusha, si tregtia apo zhvillimi i teknologjive. Bashkëpunimi do të zgjerohet gjithashtu në lëndët e para kritike dhe krijimin e zinxhirëve rezistues të furnizimit.

    Duke qenë se BE nuk është më kuadër për bashkëpunim pas largimit të Britanisë së Madhe në shkurt 2020, duhet të gjendet një kuadër i ri, deklaroi Reiche. Ajo i bëri thirrje qeverisë britanike të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me Komisionin Evropian.

    ‘Shansi i jetës’

    Ministri britanik i Ekonomisë, Peter Kyle, kishte njoftuar më parë një marrëveshje me Gjermaninë për prokurimin së bashku të metaleve të rralla. Në konferencën gjermano-britanike, ai deklaroi se tani ofrohet “shansi i jetës” për të rindërtuar marrëdhëniet..

    “E konsideroj detyrën time personale t’i afroj tregjet tona.” Gjermania është  partneri më i rëndësishëm ekonomik i Britanisë së Madhe pas SHBA, tha Kyle.

    Samiti ekonomik gjerman-britanik bazohet në Traktatin e Kensingtonit, të nënshkruar nga të dyja shtetet në korrik 2025, me të cilin u ra dakord për një bashkëpunim gjithnjë e më të ngushtë në fushat e mbrojtjes, sigurisë, ekonomisë, shëndetësisë dhe kulturës.

    Në qershor 2016, britanikët votuan në favor të largimit nga BE-ja. Britania e Madhe u largua zyrtarisht nga BE më 31 janar 2020 dhe nga tregu i përbashkët evropian në fund të vitit 2020./DW

    angli gjermani
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vetëm “Po” do të thotë “Po”, votim në Parlamentin Evropian

    April 28, 2026

    Arrestimi i Ervin Matës/ 39-vjeçari jetonte mes Brazilit dhe Paraguai, u kap me dokumente të falsifikuara

    April 28, 2026

    INSTAT: Kr*met në fushën e drogës arritën rekord në 2025-n, ia kalojnë dhe kulmit të kanabisit në 2016-n 

    April 28, 2026

    Mbreti Charles dhe Camilla vizitë zyrtare në SHBA, fjalim në kongres mes tensioneve me Uashingtonin

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.