Policia e Lezhës ka dhënë informacionin e parë zyrtar lidhur me atentatin e rëndë të regjistruar këtë pasdite në zonën e Balldrenit.
Sipas autoriteteve, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Balldren–Torovicë, një automjet tip “Audi” është qëlluar me armë zjarri teksa ishte në lëvizje. Si pasojë e të shtënave, kanë humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i mjetit, Kreshnik Mujeci, 39 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, 32 vjeçe.
Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të atentatit dhe identifikimin e autorëve.


