Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Rama: Synimi ynë është mbyllja përfundimtare e ‘Ligjit të Luftës’ me Greqinë brenda vitit

    April 22, 2026

    Në deklaratën e tij në Athinë, Kryeministri Edi Rama theksoi se synimi i Shqipërisë dhe Greqisë është që brenda këtij viti të arrihet marrëveshje për të gjitha çështjet e hapura mes dy vendeve, me ambicien që në vjeshtën e ardhshme të deklarohet një dakordësi e plotë.

    Duke folur në një bisedë në kuadër të Forumi Ekonomik i Delfit me kryeredaktorin e gazetës Kathimerini, Alexis Papahelas, Rama tha se marrëdhëniet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis kanë qenë të hapura dhe të bazuara në respekt të ndërsjellë.

    Ai përmendi si një moment që krijoi tension çështjen “Beleri”, por theksoi se kjo nuk duhet të pengojë zgjidhjen e problemeve më të gjera mes dy vendeve. Sipas Ramës, të dyja palët kanë vendosur të mos lejojnë që mosmarrëveshje të veçanta të dëmtojnë marrëdhënien dypalëshe.

    Një tjetër pikë që ai ngriti ishte edhe “ligji i luftës” me Greqinë, të cilin Shqipëria kërkon ta mbyllë përfundimisht. Rama theksoi gjithashtu rëndësinë e pakicës greke në Shqipëri dhe komunitetit shqiptar në Greqi si “asete” të rëndësishme për marrëdhëniet mes dy vendeve.

    “Nga ana jonë nuk ka asnjë problem për këtë çështje, kemi çështjen ende të pazgjidhur të ligjit të luftës, duam të mos jetë dhe nuk kemi probleme të tjera. Kemi diçka që është një aset i madh për ne që është pakica greke dhe diçka tjetër që është aset i madh për ju që janë qytetarët shqiptarë që jetojnë këtu, të cilët janë shumë dhe plotësisht të integruar. U detyrohemi të dyja palëve që të kemi një raport miqësor”, nënvizoi Rama.

    Në lidhje me çështjen Beleri, ai tha se nuk sheh arsye për rikthim tek ajo temë, duke shtuar se gjyqësori në Shqipëri është i pavarur dhe po kalon një reformë të thellë, edhe pse pranoi problemet me paraburgimet dhe zgjatjen e proceseve gjyqësore.

    Në thelb, mesazhi i Ramës ishte se Tirana dhe Athina po synojnë një “mbyllje të paketës” së çështjeve të hapura dhe një marrëdhënie më të stabilizuar strategjike mes tyre.

    Edi rama Greqia Ligji i luftes
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dafina Zeqiri mbështet Mimoza Ahmetin në ‘Ferma VIP’: Forca Moza, të duam

    April 22, 2026

    Zbardhet vra*ja në Memaliaj/ Konflikt me 7 persona, 3 të arrestuar dhe 2 në kërkim (Emrat)

    April 22, 2026

    Rama: Muxhahedinët iranianë i strehuam për arsye humanitare, Shqipëria ruan traditën e mikpritjes

    April 22, 2026

    Tensionet në Ngushticën e Hormuzit rriten/ Irani akuzon SHBA-në për shkelje të armëpushimit dhe bllokim të qarkullimit

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.