Një tjetër aksident rrugor është regjistruar në Velipojë–Shkodër, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke lënë tre persona të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:05, kur një automjet me drejtues shtetasin A. A. është përplasur me një tjetër mjet të drejtuar nga shtetasi I. L.
Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë tre pasagjere, shtetaset F. A., A. Xh. dhe T. M., të cilat janë transportuar në Spitali Rajonal Shkodër, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


