SHKODËR– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër. Bëhet me dije se një 27-vjeçare ka humbur jetën vetëm pak orë pasi ishte bërë një apel urgjent për dhurim gjaku në ndihmë të saj.
E reja me inicialet M.S kishte sjellë në jetë binjakë, por gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua menjëherë pas lindjes.
Thirrja për ndihmë u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale dhe në media, duke mobilizuar dhjetëra qytetarë që iu përgjigjën menjëherë apelit për të dhuruar gjak.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve dhe solidaritetit të treguar nga qytetarët, 27-vjeçarja nuk arriti t’i mbijetojë gjendjes kritike./Radar.al


