Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Të gjithë po japin shtëpinë me qira, të ardhurat zyrtare arritën në rreth 400 mln euro në 2025-n

    April 20, 2026

    Qiradhënia e pronave është një treg në rritje në vendin tonë, teksa shumëkush po nxiton të lëshojë shtëpinë me ditë, apo me afate më të gjata. Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se të arkëtimet e TAP mbi të ardhurat nga qiratë arritën në 5.8 miliardë lekë në vitin 2025 nga 5.3 miliardë lekë më 2024 me rritje 8.5%.

    Paralelisht me vlerën e tatimit të mbledhur, edhe vlera zyrtare e qirave të tatuara ka shënuar të njëjtin trend rritës. Baza e vlerës mbi të cilën llogaritet ky tatim ishte 38,6 miliardë lekë më 2025, me zgjerim mbi 3 miliardë lekë brenda një viti, në krahasim me vlerën 35.6 miliardë lekë në 2024. Kjo rritje tregon jo vetëm zgjerimin e numrit të kontratave të deklaruara, por edhe një reflektim e rritjes së çmimeve të qirave në tregun vendas dhe rritjes së vlerës së referencave.

    Tatimi mbi qiranë është një tatim i mbajtur në burim në masën 15%. Procesi ndryshon në varësi të statusit të palëve të përfshira. Në rastin kur individi i jep qira një biznesi, qiramarrësi ka detyrimin ligjor të mbajë 15% të vlerës bruto të qirasë dhe ta derdhë atë në llogarinë e Tatimeve brenda datës 20 të muajit pasardhës.

    Ndërsa në rastin kur një individ  i jep me qira një pronë një individi tjetër pronari i pasurisë (qiradhënësi) duhet të deklarojë të ardhurat dhe të paguajë tatimin prej 15%. Shpesh ky proces lidhet me regjistrimin e kontratës së qirasë në noter dhe më pas pranë zyrave të Kadastrës ose Tatimeve.

    Tatimet  aplikojnë çmimet e referencës për metër katror për tatimin mbi qiranë. Duke qenë se çmimet e apartamenteve sidomos në Tiranë dhe bregdet janë rritur ndjeshëm, shumë individë e kanë të pamundur blerjen dhe i drejtohen qirasë, duke rritur kërkesën dhe rrjedhimisht çmimet.

    Një pjesë e madhe e stokut të banesave ka kaluar nga qira afatgjatë në qira afatshkurtër për turistët.

    Sipas të dhënave të mëparshme nga AirDNA, njësia analitike e platformës së qiradhënies Airbnb dhe Expedia (dhe në disa raste Booking.com) se në gjithë vendin, mesatarisht në vitin 2025, jepeshin me qira 26.3 mijë apartamente përmes platformës së qiradhënies, Airbnb, nga 21 mijë vitin e mëparshëm, me një rritje prej 25.3%. Kjo shifër përfaqëson gati 3% të totalit të njësive për banim në vend (rreth 1.08 milionë) sipas INSTAT, apo 6.1% të apartamenteve në pallate (432 mijë).

    Numri i atyre që kanë zgjedhur të lënë shtëpinë në dispozicion të të huajve me ditë është rritur ndjeshëm. Në janar të vitit 2021, kur është dhe e dhëna më e hershme e disponueshme nga AirDNA, jepeshin me qira përmes Airbnb rreth 6.2 mijë apartamente apo njësi të tjera banimi, ose 4 herë më pak sesa sot.

    Sipas të dhënave nga AirDNA dhe Expedia, në vitin 2025, vetëm nga këto apartamente të matura, u gjeneruan gjithsej 134 milionë euro, një nivel rekord i regjistruar ndonjëherë në vend. Në krahasim me vitin e mëparshëm, të ardhurat janë rritur me 23.4%.

    Vrulli i shumë individëve për të lënë shtëpitë e tyre me qira ditore, ka bërë që në treg të ketë më pak apartamente e shtëpi, që jepen me afat të gjatë, sidomos në kryeqytet dhe në zonat bregdetare (përgjithësisht në verë). Kjo ka çuar në shtrenjtimin e pagesave mujore, sidomos në kryeqytet.

    Rritja ka qenë aq e fortë sa në dhjetor ndikoi në gati gjysmën e inflacionit (0.96 pikë përqindje nga 2.2% që rezultoi Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin e fundit të vitit). Qiraja më e lirë që mund të gjesh sot në kryeqytet është 250 – 300 euro në zonat periferike, ndërsa afër dhe në qendër, çmimet variojnë nga 500 – 1000 euro në muaj. Për vilat, kostot arrijnë në 300 – 5000 euro në muaj.

    Gjithashtu zhvendosja e vazhdueshme e popullsisë drejt Tiranës për punësim dhe edukim mban kërkesën në nivele maksimale, pavarësisht ndërtimeve të reja.

    Për buxhetin e shtetit dhe pronarët shtrenjtimi i qirave do të thotë më shumë të ardhura, por për qiramarrësit, te rinjtë dhe familjet e reja kthehet në një kosto të shtuar që shpesh tejkalon rritjen e pagave, duke e bërë qiramarrjen të papërballueshme./MONITOR

    Qiradhënia e pronave
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meloni prish marrëdhëniet me Trumpin prej Iranit e Papës

    April 20, 2026

    Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe Do të Ndërtohet Zona e Re e Studiove Filmike në Shqipëri

    April 20, 2026

    Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

    April 20, 2026

    Një tërmet i fuqishëm godet Japoninë/Alarm për tsunami dhe dallgë deri në 3 metra lartësi

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.