Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Banorët e kompleksit “Arlis” firmosin peticion pas zjarrit: Qira, dëmshpërblim dhe garanci sigurie

    April 18, 2026

    Banorët e prekur nga zjarri në kompleksin “Arlis”, në zonën e Farmacisë 10 në Tiranë, kanë nënshkruar sot një peticion me një sërë kërkesash drejtuar institucioneve dhe kompanisë ndërtuese.

    Në fokus të kërkesave të tyre janë dëmshpërblimi i plotë, mbulimi i qirasë deri në rikonstruksionin e apartamenteve, si dhe garantimi i standardeve të sigurisë në kompleks.

    Banorët kërkojnë gjithashtu që në Shqipëri të zbatohen normat europiane të sigurisë EN për instalimet elektrike, ujësjellësin, gazin dhe ashensorët, si dhe kontrolle periodike të detyrueshme për ndërtesat e banimit.

    Peticionin e mbyllin me thirrjen për më shumë siguri dhe përgjegjësi institucionale, pas incidentit që la dhjetëra familje jashtë banesave të tyre.

    PETICIONI I BANORËVE

    Përshëndetje banorë të kompleksit Arli! Mendoj se kërkesat tona të përmbledhura, janë si më poshtë:

    1. Ekspertizë e pavarur dhe e detajuar teknike për të vlerësuar sigurinë e materialeve termoizoluese të përdorura në fasadë.
    2. Zëvendësimi i menjëhershëm i çdo materiali të rrezikshëm me materiale të certifikuara dhe rezistente ndaj zjarrit, sipas standardeve europiane.
    3. Audit i plotë i sistemit të mbrojtjes kundër zjarrit, përfshirë: sistemet e alarmit, pajisjet e fikjes së zjarrit, rrugët e evakuimit.
    4. Transparencë nga kompania ndërtuese, mbi materialet e përdorura dhe kontrollin e cilësisë gjatë ndërtimit.
    5. Përgjegjësi ligjore dhe administrative, nëse konstatohet neglizhencë apo shkelje e standardeve të sigurisë, për mos certifikimin e impianteve elektrike, etj.
    6. Zhdëmtimi i të gjithë banorëve dhe bizneseve të dëmtuara.
    7. Kontratat e porosisë të formalizohen pranë noterit.
    8. Apartamentet të rikthehen në gjendjen e mëparshme, sipas përmbajtjes së kontratës.
    9. Të sigurohet strehimi dhe të mbulohen shpenzimet e qirasë për banorët, apartamentet e të cilëve janë dëmtuar/djegur.
    10. Kompleksi të pajiset me hidrantë dhe fikse zjarri funksionale, pasi aktualisht kanë qenë jashtë funksionit…

    Doja të shtoja që Normat e Sigurise Europiane EN, duhen përdorur tek ne si në çdo vënd Europian, psh:

    Detytimi i Kontrollit të instalimeve, ujë, energji elektrike, gas, ashensor etj:

    1. Për gjithë instalimet e kryera, duhet certifikata Sigurie dhe garancie sipas standardeve evropiane..
    2. Duhet me vërtet një projektligj, që pas e shumta 20 vitesh të kryhet kontroll i detyrueshëm i gjendjes së gjithë instalimeve të kryera.
    3. Salvavita e detyrueshme për gjithë Instalimet elektrike qendrore dhe në çdo banesë.
    4. Matja e tokëzimit, i cili është pjesa me rëndësishme e të gjithë instalimeve elektrike.

    Me respekt,

    Banorët e pallatit “Arlis”

    (Tiranë, zona “Farmacia 10”)

    Arlis Banorët pallati peticion qira zjarri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Bënin s*ks me konkurrentët”, Arjan Konomi trondit me deklaratat: Në “Për’puthen” kishte çmenduri

    April 18, 2026

    Plagosi me armë 56-vjeçarin në një lokal në Tiranë, shpallet në kërkim autori (EMRI)

    April 18, 2026

    Aksioni ndaj Call Centerave në Tiranë, arrestohet 28-vjeçari me urdhër të SPAK (EMRI)

    April 18, 2026

    E pazakontë në Angli, mesfushori i Sheffied United pret fëmijën e parë me vajzën e trajnerit

    April 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.