Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    BE: Aplikacion verifikimi moshe në internet për të mbrojtur

    April 17, 2026

    Një aplikacion i ri për verifikimin moshës në internet, i krijuar nga BE-ja, është teknikisht gati dhe synon të mbrojë fëmijët në internet.

    Bashkimi Evropian njoftoi se një aplikacion i ri për verifikimin e moshës është teknikisht gati. Aplikacioni është projektuar për të përmbushur rregullat e rrepta digjitale të BE-së.

    Mjeti mund të ndihmojë së shpejti përdoruesit të dëshmojnë moshën e tyre online pa ndarë të dhëna personale, njoftoi Presidentja e Komisionit Evropian,Ursula von der Leyen.

    Si funksionon?

    Pasi të hidhet në treg përdoruesit do të mund ta shkarkojnë aplikacionin dhe ta konfigurojnë atë duke përdorur një dokument identifikimi, p.sh. pasaportë ose kartë identiteti.

    Më pas ata mund ta përdorin këtë aplikacion për të konfirmuar se janë mbi një moshë të caktuar kur duan të hyjnë në faqe me përmbajtje të kufizuara, pa zbuluar identitetin e tyre.

    Sipas Komisionit sistemi është i ngjashëm me certifikatat digjitale të përdorura gjatë pandemisë COVID-19, të cilat u lejonin njerëzve të provonin statusin e tyre të vaksinimit.

    Aplikacioni pritet të mbështesë zbatimin e Ligjit për Shërbimet Digjitale, i cili synon të rregullojë më mirë platformat online. Kjo përfshin kufizimin e aksesit në përmbajtje si pornografia, lojërat e fatit dhe shërbimet që lidhen me alkoolin.

    Zyrtarët thonë se aplikacioni do të jetë “plotësisht anonim” dhe i ndërtuar mbi teknologji open-source, që do të thotë se mund të adoptohet edhe jashtë Bashkimit Evropian.

    Siguria e fëmijëve në rrjetet sociale në fokus

    Presioni për të ndërmarrë masa në nivel evropian u rritur që kur Australia vendosi ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga të miturit nën moshën 16 vjeç.

    Disa vende të BE-së po shqyrtojnë tani vendosjen e kufijve minimalë të moshës për përdorimin e rrjeteve sociale. Megjithatë deri tani nuk ka pasur një mjet të besueshëm verifikimi që përmbush standardet e rrepta të BE-së për mbrojtjen e të dhënave.

    “Kur bëhet fjalë për sigurinë e fëmijëve në internet, situata është jashtëzakonisht shqetësuese,” tha Ursula von der Leyen. Ajo përmendi scrolling pa pushim, përmbajtje shumë të personalizuara dhe videot e shkurtra, të cilat sipas saj mund të krijojnë varësi dhe të jenë të dëmshme për përdoruesit e rinj.

    Edhe pse ende nuk ka një ligj detyrues në të gjithë BE-në, Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për një moshë minimale prej 16 vjeç për akses në rrjetet sociale.

    Për momentin zbatimi i këtyre rregullave do të mbetet kryesisht në dorë të shteteve anëtare, por aplikacioni i ri synon të ndihmojë platformat të përputhen me rregullat e ardhshme kombëtare dhe të BE-së./DW

    Aplikacion verifikimi moshe fëmijët
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    April 17, 2026

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    April 17, 2026

    Misteri i Bleona Matës, “shpërthen” avokati Eduart Mullaraj: Familjarët dinë gjithçka

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.