Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    April 17, 2026

    Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë “shumë afër” që të arrijnë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës, duke shtuar se negociatorët e dy vendeve mund të takohen për rundin e dytë të bisedimeve gjatë kësaj fundjave. “Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Por, mendoj se jemi shumë afër që të arrijmë një marrëveshje me Iranin”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë më 16 prill, duke përsëritur fjalën “afër” më shumë se një herë dhe duke shtuar se “ka gjasa të mira që të arrijmë një marrëveshje”.

    Në një ngjarje që u mbajt më vonë në Las Vegas, Trump përsëriti këtë qëndrim, duke u thënë të pranishmëve se lufta po shkonte “shumë mirë” dhe se “duhet të përfundojë shumë shpejt”.

    Trump dha pak detaje lidhur me elementët e mundshëm të një marrëveshjeje për përfundimin e luftës, që nisi pas sulmeve ajrore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt. Por, ai tha se Irani është pajtuar të “na kthejë pluhurin bërthamor”, duke iu referuar rezervave të tij të uraniumit të pasuruar, i cili nëse arrin në një nivel të caktuar pasurimi është një përbërës kyç për armët bërthamore.

    Ai tha se nuk ishte i sigurt nëse armëpushimi dyjavor, që skadon më 22 prill, do të ketë nevojë të zgjatet dhe se “nëse nuk ka marrëveshje… luftimet rifillojnë”, megjithëse nuk dha një afat të saktë kohor.

    Udhëheqësi Trump deklaroi po ashtu se Teherani dëshiron të arrijë një marrëveshje.

    “Aktualisht kemi raporte të mira me Iranin, sado që është e vështirë të besohet. Dhe, mendoj se është një kombinim i katër javësh bombardime dhe një bllokade të fuqishme”, tha ai, duke iu referuar bllokadës amerikane që është në fuqi që nga 13 prilli dhe që synon të parandalojë anijet që të hyjnë apo të largohen nga portet iraniane.

    Rundi i parë i bisedimeve të paqes SHBA-Iran u mbajt në Islamabad më 11-12 prill dhe përfundoi pa një marrëveshje. Bisedimeve iu parapriu një armëpushim dyjavor, që u arrit më 7 prill me ndërmjetësimin e Pakistanit.

    Shtëpia e Bardhë tha më 15 prill se një rund i dytë i mundshëm me gjasë do të mbahej sërish në Pakistan. Po të njëjtën ditë, një delegacion pakistanez i udhëhequr nga shefi i ushtrisë, Asim Munir, qëndroi në Teheran për të dërguar mesazhe nga Uashingtoni te Republika Islamike.

    Trump po ashtu përsëriti njoftimin që e kishte bërë disa orë më parë përmes rrjeteve sociale për arritjen e një armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, që përfshin edhe Hezbollahun, grupin militant që mbështetet nga Irani.

    Trump po ashtu përsëriti një njoftim që kishte bërë disa orë më herët në rrjetet sociale, duke thënë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për një armëpushim 10-ditor që nis më 16 prill në orën 17:00 sipas kohës lindore të SHBA-së dhe se armëpushimi përfshin edhe Hezbollahun.

    Hezbollahu konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Bashkimi Evropian ka futur në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur./REL

    Presidenti amerikan SHBA Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nuk iu bind urdhrit të policisë pasi lëvizte i armatosur, arrestohet 23-vjeçari

    April 17, 2026

    Hyn në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Sekuestrohen 8 kg ka*abis, arrestohet 30-vjeçari

    April 17, 2026

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.