Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Armëpushim 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit

    April 17, 2026

    Izraeli dhe Libani ranë dakord për një armëpushim. Sipas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, armëpushimi pritet të zgjasë dhjetë ditë.

    Izraelidhe Libani ranë dakord për një armëpushim. Sipas deklaratave të Presidentit amerikan Donald Trump, armëpushimi pritet të zgjasë dhjetë ditë.

    Izraeli dhe Libani arritën një marrëveshje për një armëpushim, që do të zgjasë dhjetë ditë. Këtë e bëri të ditur Donald Trumpi në platformën e tij Truth Social. Marrëveshja hyri në fuqi mesnatën e 17. prillit. Më parë ai kishte biseduar me presidentin e Libanit, Joseph Aoun dhe me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

    Netanyahu më vonë konfirmoi përmes një videojo se e ndërmori këtë hap për të çuar përpara përpjekjet për paqe me Libanin. “Ne kemi mundësinë të arrijmë një marrëveshje historike paqeje me Libanin,” tha ai. Gjatë armëpushimit ushtria izraelite do të qëndrojë në një “zonë sigurie të përforcuar” në jug të Libanit.

    Milicia Hezbollah nuk bëri ndonjë deklaratë të qartë nëse do ta respektojë armëpushimin. Ajo theksoi se çdo armëpushim duhet të jetë “gjithëpërfshirës për të gjithë territorin libanez” dhe nuk duhet të lejojë asnjë lëvizje trupash nga Izraeli. “Prania e vazhdueshme izraelite në tokën tonë i jep Libanit dhe popullit të tij të drejtën për të rezistuar,” thuhet në deklaratë. Vendimi për vazhdimin e luftës kundër Izraelit do të merret “në varësi të zhvillimeve të situatës.”

    Takim tjetër në Uashington?

    Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se armëpushimi i arritur mes Izraelit dhe Libanit përfshin një angazhim nga qeveria libaneze për të parandaluar çdo sulm të Hezbollahut ndaj Izraelit. “Qeveria e Libanit do të ndërmarrë hapa domethënës për të parandaluar Hezbollahun … nga kryerja e çdo sulmi, operacioni apo aktiviteti armiqësor kundër objektivave izraelite,” thuhet në një deklaratë të Departamentit të Shtetit.

    “Dy vendet i njohin sfidat e mëdha me të cilat përballet shteti libanez nga grupet e armatosura jo-shtetërore, të cilat minojnë sovranitetin e Libanit dhe kërcënojnë stabilitetin rajonal. Të dy vendet e kuptojnë se aktivitetet e këtyre grupeve duhet të kufizohen,” thuhet në deklaratë.

    Presidenti Donald Trump njoftoi në platformën e tij Truth Social se do të ftojë kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe presidentin e Libanit, Joseph Aoun, në Shtëpinë e Bardhë.

    Netanyahu deklaroi se tashmë e ka dhënë pëlqimin për këtë takim. Kurse Aoun ende nuk është shprehur lidhur me këtë propozim.

    Irani përshëndet armëpushimin 10-ditor në Liban

    Ministria e Jashtme e Iranit e përshëndeti armëpushimin mes Izraelit dhe Libanit, duke e cilësuar atë si pjesë të një marrëveshjeje të mëhershme dyjavore armëpushimi mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuarapër të ndalur luftën në Lindjen e Mesme.

    Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve IRNA, zëdhënësi i ministrisë, Esmaeil Baghaei, theksoi se ndalimi i luftës në Liban ishte pjesë e mirëkuptimit për armëpushim mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, i ndërmjetësuar nga Pakistani./

    Armëpushim 10-ditor Izraeli Liban
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Yield-et e obligacioneve 10-vjeçare rriten lehtë, kthehen pranë kufirit të 5%

    April 17, 2026

    Sot protesta e opozitës/ Policia me njoftim zyrtar për tubimin, akset që bllokohen

    April 17, 2026

    Trump: SHBA-ja dhe Irani mund të zhvillojnë bisedime të reja, jemi shumë afër një marrëveshjeje

    April 17, 2026

    Misteri i Bleona Matës, “shpërthen” avokati Eduart Mullaraj: Familjarët dinë gjithçka

    April 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 16 prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Horoskopi për ditën e sotme, 15 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.