TIRANË– Pasditen e djeshme një zjarr i fuqishëm përfshiu pallatin pranë QSUT në Tiranë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërsa mëngjesin e sotëm të shumtë kanë qenë banorët që kanë shkuar në vendngjarje për të parë çfarë kanë lënë pas flakët.
Nga pamjet shihet një qytetare e cila sheh drejt pallatit e shokuar dhe e përlotur. Pamjet tregojnë ndërtesën e shkrumbuar, rrënojat dhe tymin që ende del nga disa apartamente.
Fasada, e cila ka dy shtresa, është djegur e tëra në pjesën e jashtme të saj, ndërsa është prekur edhe shtresa e dytë. Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende të panjohura, ndërkohë, autoritetet dhe grupet e emergjencës vijojnë punën në terren për vlerësimin e plotë të situatës dhe për të zbardhur shkaqet e ngjarjes./Radar.al


