Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Sanchez: Marrëdhënie të forta me Kinën në interes të Evropës

    April 15, 2026

    Spanja ka qenë një nga zërat më të fortë në Evropë që ka kërkuar zgjerimin e tregtisë me Kinën dhe trajtimin e saj si një aleate strategjike, në vend që ta konsiderojë atë si rivale ekonomike dhe gjeopolitike.

    Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez ndodhet në Kinë për vizitën e katërt në katër vitet e fundit.  Spanja e paraqet veten si urë midis Kinës dhe Bashkimit Evropian, në kohën kur marrëdhëniet e Evropës me SHBA janë tensionuar.

    “Unë besoj fuqishëm se është në interes të Spanjës dhe Evropës të forcojmë  lidhjet me Kinën,” tha Sanchez nga Pekini të martën.

    Pabarazia tregtare Kinë-BE “e paqëndrueshme”

    Vizita fokusohet në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik me ekonominë e dytë më të madhe në botë. Sanchez-i e përshkroi tregtinë midis Kinës dhe Spanjës si me një deficit “të tepruar”.

    Madridi shpreson të zvogëlojë një deficit tregtar që është më shumë se dyfishuar në katër vjet, duke arritur pothuajse 50 miliardë dollarë në 2025. Sipas Sanchez-it, Kina tani përfaqëson 74% të deficitit tregtar total të Spanjës, një shifër që ai e quajti të paqëndrueshme në plan afatgjatë.

    Pas bisedimeve të enjten e kaluar, u arritën marrëveshje për të zgjeruar aksesin në treg për produktet bujqësore spanjolle në Kinë dhe për të mbështetur zhvillimin e sektorëve të transportit dhe infrastrukturës së Spanjës.

    Spanja kërkon një ekonomi më të ekuilibruar dhe të globalizuar që gjeneron begati të përbashkët, tha Sanchez-it në një postim në X duke komentuar marrëveshjen. “Ne duhet të vazhdojmë të ecim drejt një rendi multipolar të ndërtuar mbi respektin dhe pragmatizmin,” shtoi ai.

    Sanchez mirëpret rolin e Kinës në Lindjen e Mesme

    Spanja është veçanërisht e interesuar në forcimin e lidhjeve politike dhe ekonomike me Pekinin, pasi qeveria e Sánchez përballet me marrëdhënie të tensionuara me SHBA-në për qëndrimin e saj ndaj konfliktit në Iran. Qeveria spanjolle ka kundërshtuar veprimet ushtarake në rajon, gjë që ka kontribuar në fërkimet me Uashingtonin.

    Përpjekjet e Spanjës për të rritur tregtinë me Kinën vijnë pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të ndërpresë tregtinë me Spanjën. Kërcënimet e Trumpit erdhën pas refuzimit të Spanjës për të lejuar përdorimin e bazave të saj ushtarake për sulmet amerikane kundër Iranit, një partner kyç ekonomik i Pekinit.

    Sanchez-i gjithashtu mirëpriti rolin e Kinës në përpjekjet për të zgjidhur konfliktin në Lindjen e Mesme. 

    “Roli që mund të luajë Kina është i rëndësishëm për të gjetur mjete diplomatike që të përfundojnë këtë luftë dhe të kontribuojnë në stabilitet dhe paqe,” tha Sanchez-i. “Të gjitha kombet, veçanërisht ato që janë në dialog dhe nuk kanë marrë pjesë aktivisht në këtë luftë të paligjshme, jo vetëm që janë të mirëpritura, por janë edhe absolutisht të nevojshme,” shtoi Sanchez-i.

    Kryeministri i Spanjës riafirmon ‘jo luftës’ kundër Iranit

    Kryeministri spanjoll paralajmëroi se e drejta ndërkombëtare po minohet vazhdimisht dhe bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë për të promovuar paqen dhe prosperitetin. Ai argumentoi se Kina duhet të marrë një rol më të rëndësishëm në adresimin e sfidave globale si ndryshimi i klimës, siguria, mbrojtja dhe pabarazia.

    Duke folur të hënën në Universitetin Tsinghua të Pekinit, Sanchez-i tha se Europa gjithashtu duhet të rrisë përpjekjet e saj, ndërsa SHBA tërhiqen nga rolet drejtuese në shumë fronte.

    Në bisedimet me presidentin Xi Jinping të martën, Sanchez-i ngriti nevojën për reforma në sistemin global shumëpalësh. “Ne duhet të njohim më mirë realitetin multipolar të botës së sotme,” tha ai.

    Ndërsa presidenti Xi paralajmëroi kundër kthimit te “ligji i xhunglës”. Ai e përshkroi peizazhin global si një të tillë ku “mbizotëron kaosi” dhe “rregulli ndërkombëtar po shembet”, duke shtuar se lidhjet më të thella midis Kinës dhe Spanjës ishin në interes të të dy vendeve.

    Vizita e Sanchez-it vjen ndërsa shumë qeveri perëndimore po kërkojnë të përmirësojnë marrëdhëniet me Pekinin, pavarësisht tensioneve të vazhdueshme të sigurisë dhe tregtisë dhe pyetjeve rreth të drejtave të njeriut, në mes të pakënaqësisë në rritje me politikat e SHBA-së nën presidentin Donald Trump./DW

    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Meta-Kryemadhi duan transmetim LIVE, Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesat e ish-bashkëshortëve

    June 5, 2026

    Sherr i pazakontë në Tiranë, qytetari përleshet me policin rrugor

    June 5, 2026

    Momente pikante para samitit: Vuçiç bisedon me Macron, Presidenti i Qipros përqafon Ramën

    June 5, 2026

    Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.