Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërguar Senatit amerikan propozimin për emërimin e Eric P. Wendt si Ambasador të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të SHBA-së në Shqipëri.
Eric P. Wendt, nga Kalifornia, është një gjeneral-lejtnant në pension i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, i cili së fundmi ka shërbyer si komandant i pestë i Shtabit të Operacioneve Speciale të NATO-s, duke përfunduar detyrën më 29 janar 2021.
Në karrierën e tij ushtarake, Wendt ka mbajtur disa poste të rëndësishme, përfshirë Koordinatorin e Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez nga nëntori 2017 deri në tetor 2019. Më herët, ai ka shërbyer si shef shtabi i Komandës së Paqësorit të SHBA-së nga maji 2015 deri në shtator 2016, komandant i Qendrës dhe Shkollës së Luftës Speciale “John F. Kennedy” në periudhën 2014–2015, komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Kore nga 2012 deri në 2014, si dhe zëvendëskomandant i Komandës Rajonale Veri të Forcës Ndërkombëtare të Asistencës për Sigurinë në Afganistan nga 2011 deri në 2012.

Wendt është emëruar oficer në Ushtrinë Amerikane si toger i dytë përmes programit ROTC në Universitetin e Kalifornisë në Santa Barbara në vitin 1986, ku ka përfunduar një diplomë bachelor në “Law and Society”. Më pas ka kryer studimet master në Çështjet e Sigurisë Kombëtare në Shkollën Pasuniversitare Detare në Monterey, Kaliforni. Ai u pensionua më 1 mars 2021, pas më shumë se 34 vitesh shërbimi të dalluar, përfshirë rreth 4 vite në këmbësori dhe 30 vite në Forcat Speciale (“Green Beret”). Ai flet arabisht dhe koreane.
Trump e kishte propozuar më herët Wendt edhe si ambasador të SHBA-së në Katar më 22 shtator 2020, por seanca e konfirmimit nuk u zhvillua para përfundimit të mandatit të Kongresit të 116-të më 3 janar 2021, duke bërë që nominimi të kthehej pa shqyrtim.
Gjatë karrierës së tij ushtarake, Wendt ka shërbyer në shumë misione pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, përfshirë Indonezinë si drejtues ekipi për Komandën e Paqësorit të SHBA-së në kuadër të ekipit të vlerësimit të situatës (PSAT), Operacionin “Enduring Freedom–Filipine” në Mindanao, dy turne në Operacionin “Iraqi Freedom”, si dhe Operacionin “Enduring Freedom–Afganistan”.
Përveç detyrave të shumta në shtab, përfshirë rolin si ndihmës kryesor ushtarak i Sekretarit të Mbrojtjes, ai ka komanduar në çdo nivel të Forcave Speciale – nga ekipi A (ODA) deri te Komanda e Operacioneve Speciale në nivel teatri (TSOC).
Wendt flet arabisht dhe koreane dhe është nderuar me disa dekorata të larta, përfshirë Kryqin e Artë të Nderit të Gjermanisë për shërbimin luftarak në Afganistan, Citimin Presidencial të Njësisë së Filipineve për shërbimin në OEF-P, Medaljen “Cheon Su” të Presidentit të Koresë së Jugut, si dhe distinktivët e parashutistit mjeshtër nga Tajlanda dhe Koreja. Ai mban gjithashtu “Air Assault Badge”, “Master Parachutist Badge”, “Ranger Tab”, “Special Forces Tab”, “Expert Infantryman Badge” dhe “Combat Infantryman Badge”.
Wendt ka shërbyer si Koordinator i Sigurisë së SHBA-së për Izraelin dhe Autoritetin Palestinez nga nëntori 2017 deri në tetor 2019.


