Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Politike

    “Unë shëtis me gomone 20 euro jo me jahtin 7 mln euro”/ Këlliçi: Po bëhen përpjekje për të shuar protestën

    August 22, 2024
    “Unë shëtis me gomone 20 euro jo me jahtin 7 mln euro"/ Këlliçi: Po bëhen përpjekje për të shuar protestën
    Belind Këlliçi

    TIRANË– Anëtari i Kryesisë së PD-SË, Belind Këlliçi, teksa ka folur para Bashkisë së Tiranës është shprehur se po thuhen të vërtetat e mëdha. Më tej ai ka thënë se po bëhet çfarë është e mundur që të shuhet kjo protestë, por nuk po ia arrijnë dot. E në kuadër të kësaj, ai përmendi emrin e Elton Kacidhes, një prej zyrtarëve të Bashkisë së Tiranës.

    “Në këtë vend nuk ka drejtësi, edhe pse ka pasur një besim të qytetarëve kur u ngrit SPAK, çfarë kanë parë këto ditë? Një institucion plotësisht të kapur nga Edi Rama dhe Erion Veliaj. Erion Veliaj javën e kaluar shëtiste me jahtin 7 mln euro të Armando Lilos. Nëse sheh gomonen që shëtis unë që e marr për 20 euro, po jahtin e Armando Lilos 7 mln euro e ke parë? Armando Lilo është ai që mburret se i ka mbyllur punët Veliajt me prokurorët që ka çështjet të hapura.  PAK, që ne prisnim të bënte drejtësinë në këtë vend, nuk i përmend as emrin Erion Veliajt. Në këtë godinë strehohet një bandë, një grup i strukturuar kriminal”, tha Këlliçi.

    Gjithashtu Këlliçi tha se:  Kryetari i Bashkisë sheh kur unë shëtis me një gomone, që sheh atë tendën e Adriana Kalasë, si ka mundësi që nuk sheh ato 7 katet pa leje përballë zyrës së tij.

    Në vijim, Këlliçi u shpreh kritik ndaj ndërkombëtarëve, që sipas tij, nuk flasin për skandalet e Bashkisë së Tiranës.

    “Unë jam një djalë që jam rritur në këtë qytet, që jam shkolluar në perëndim, por ca të vërteta duhen thënë, sepse për këto skandalet dhe vjedhjet , për heshtjen e SPAK dhe prokurorëve të tij, nuk flasin as ndërkombëtarët.

    Në Tiranë duhej të kishim një situatë krejt tjetër, kësaj godine duhej t’i ishte vënë dryni, sepse strehon grupin kriminal, ata që vjedhin taksat dhe buxhetin e shqiptarëve”, tha Këlliçi.

    Në vijim ai u shpreh se në shtator dhe tetor do të rriten temperaturat, pasi do të vijojnë protestat edhe më të mëdha se sa protestat e deritanishme.

    “Lajmi i fundit është që edhe fusha Ali Demi nuk do të ekzistojë më, pasi Erion Veliaj ka vendosur të firmosë lejen e rradhës së ndërtimit, monstrën e rradhës, kështu më shkruajnë dy qytetarë, që janë njoftuar se për këtë zonë, nuk do të ketë më hapësirë publike.” -tha Këlliçi.

    Belind Këlliçi Protesta para Bashkise Tirane
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zyrtari i Mbrojtjes nxjerr shifrat, SHBA shpenzon 25 miliardë dollarë për luftën me Iranin

    April 29, 2026

    Aksident fatal në Fier-Seman, humb jetën një 65-vjeçar

    April 29, 2026

    Europol publikon pamjet nga operacioni i Call Center-ave, rrjeti i mashtrimit me 50 mln euro dëme, 900 mijë euro të sekuestruara

    April 29, 2026

    KQZ propozon 7 qershorin për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë

    April 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.