TIRANË– Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj mëngjesin e kësaj të premteje të 10 Prillit në një deklaratë mediat ka njoftuar se kanë filluar monitorimin, duke qenë se nga eksperienca e luftës në Ukrainë, në të gjithë botën pati rritje të inflacionit.
“Sigurisht, në bazë ditore ne monitorojmë çmimet me qëllim që të garantojmë që çmimet në tabelë të karburanteve. Ditët e fundit, që nga mesi i muajit mars, kemi parë rritje të çmimeve të fruta dhe perimeve. Inflacioni në muajin mars ishte 2.6 përqind, një rritje e lehtë. Që nga fillimi i krizës, kemi monitoruar me bazë ditore, të gjitha produktet e shportës. Janë 80 produkte të shportës që monitorohen me bazë ditore. Rritja ka ndodhur te kategoritë e perimeve. Ne kemi filluar monitorimin, duke qenë se nga eksperienca e luftës në Ukrainë, në të gjithë botën pati rritje të inflacionit. Ky është shqetësim që monitorohet dhe diskutohet në çdo mbledhje të Këshillit të Ministrave. Do subvencionojmë personat në nevojë.”- theksoi Ibrahimaj./Radar.al


