Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër dhe Argita Malltezit për heqjen e masës së sekuestros mbi pasuritë e tyre.
Po ashtu, gjykata ka refuzuar edhe kërkesën për kthimin e të ardhurave nga qiratë, të cilat janë administruar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara gjatë periudhës së sekuestrimit.
Me këtë vendim, Gjykata e Lartë lë në fuqi sekuestron mbi pasuritë në fjalë, duke i dhënë fund, për momentin, përpjekjes ligjore të çiftit për çlirimin e tyre dhe rikthimin e të ardhurave financiare.

