Dy emigrantë të paligjshëm janë gjetur të pajetë në një zonë malore mbi fshatin Kamenicë.
Sipas informacioneve paraprake, viktimat dyshohet të jenë të moshave rreth 25 dhe 30 vjeç. Nga këqyrja e parë në vendngjarje nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshimet kryesore janë se ata kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie.


