Dy automjete luksoze të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri janë sekuestruar nga policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Stolen Line”.
Sipas policisë, bëhet fjalë për një Audi SQ8 dhe një BMW, me vlerë të përbashkët rreth 120,000 euro. Nga hetimet u identifikuan dhe u proceduan penalisht dy shtetas: H. P., 29 vjeç, dhe K. B., 50 vjeç, të dyshuar për trafikimin e makinave të vjedhura nga Gjermania dhe Zvicra, me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri.
Audi SQ8, me vlerë rreth 70,000 euro, i vjedhur në Gjermani, iu sekuestrua H. P., 29 vjeç, për trafikim të automjetit në Shqipëri;
BMW, me vlerë rreth 50,000 euro, i vjedhur në Zvicër, iu sekuestrua K. B., 50 vjeç, për trafikim të automjetit në Shqipëri.
Operacioni “Stolen Line” synon goditjen e veprimtarive kriminale të trafikimit të automjeteve të vjedhura dhe vijon të zhvillohet.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.


