TIRANË– Mimoza Ahmeti ka tërhequr vëmendjen e gjithë publikut me pjesëmarrjen e saj në “FERMA VIP” .
Përmes një postimi të papritur në Instagram ka shkaktuar trazira te fansat e Mozës, ku mëngjesin Mëngjesin e sotëm, në llogarinë e saj zyrtare u publikua një grafikë ku shfaqej fotoja e Mimozës me mbishkrimin: MIMOZA Largohet nga Ferma VIP.
Duke ngritur menjëherë dyshime mbi përfundimin e rrugëtimit të saj televiziv në mënyrë kaq befasuese.
Postimi shkaktoi panik dhe reagime të shumta nga ndjekësit, të cilët filluan të pyesnin nëse largimi ishte i vërtetë. Për disa minuta, rrjeti social u mbush me komente dhe spekulime rreth situatës. Megjithatë, shpejt u bë e qartë se gjithçka ishte një rreng i përgatitur nga stafi i saj në Instagram, për të shënuar 1 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Gënjeshtrave.
Ky “ngacmim” virtual arriti qëllimin e tij, duke trazuar pak ujërat në rrjet dhe duke dhuruar moment surprize ndjekësve.
Fansat mund të marrin frymë lirisht: Mimoza vazhdon të qëndrojë brenda në fermë, e gatshme për të dhuruar humor, batuta të forta dhe situata komike që bëjnë xhiron e rrjetit. Rrjeti social i Mimozës tregoi edhe njëherë fuqinë e tij për të krijuar emocione të forta dhe për të mbajtur publikun të angazhuar./Radar.al


