Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    31 Marsi, afati i fundit për dorëzimin e DIVA! Nuk ka shtyrje afati, ja sa gjobë rrezikoni

    March 31, 2026

    TIRANË– 31 marsi (dita e sotme) është afati i fundit për plotësimin e të dhënave në Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DIVA). Nga institucionet shtetërore nuk parashikohet shtyrje të afatit ligjor për plotësimin dhe dorëzimin e DIVA sipas sqarimeve të dhëna nga administrata tatimore për “Monitor”.

    Në rast të kundërt për deklarim të vonuar, sipas parashikimeve ligjore tatimpaguesit penalizohen me gjobë vjetore në masën 3 mijë lekë.

    Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj tha se deri më 30 Mars ka arritur në 130 mijë numri i tatimpagueseve që kanë plotësuar Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale.

    Përtej afatit ligjor deri në fund të prillit, siç Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve Ilir Binaj deklaroi gjatë një konference për shtyp numri i deklaruesve në total parashikohet të arrijë në 180 mijë.

    Kategoritë që duhet të plotësojnë DIVA

    Administrata tatimore ka sqaruar se detyrimin për dorëzimin e DIVA e kanë:

    Personat fizikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave nga Biznesi (TAPB);

    Personat juridikë që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave të Korporatës (TAK);

    Individët që dorëzojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave Personale (DVAP – DIVA).

    Sipas tatimeve tatimpaguesit duhet të kenë parasysh se këtë vit, për herë të parë, afati i deklarimit është unifikuar për të gjitha deklaratat tatimore vjetore në datën 31 mars 2026.

    Për kategorinë e individëve, detyrimin për DIVA e kanë të gjithë individët që përgjatë vitit 2025 kanë gjeneruar nga punësimi të ardhura vjetore me vlerë mbi 1.2 mln lekë.

    Risi për këtë vit është njohja e shpenzimeve për arsimin e fëmijëve deri 100 mijë lekë në vit dhe për fëmijët në ngarkim në masën 48 mijë lekë për çdo fëmijë. Me qëllim përfitimin e këtyre lehtësive DIVA mund të plotësohet edhe nga individët që nuk plotësojnë kriterin e kufirit të të ardhurave.

    Detyrimin për plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale e kanë edhe individët që kanë gjeneruar të ardhura të patuar mbi 50 mijë lekë në vit, që mund të jenë gjeneruar nga dhëna me qira e apartamenteve nëpërmjet platformave të huaja si Booking apo AirBnb apo të ardhura të fituara nëpërmjet platformave sociale.

    Të ardhurat e deklaruara në deklaratë më pas tatohen 15%.

    Nga të dhënat e bëra publike nga administrata tatimore rezultojnë se për vitin 2025 në platformën Booking rezultojnë të regjistruar 7,000 individë dhe biznese të cilët kanë gjeneruar 80 mln euro të ardhura nga rezervimet dhe për 8,500 individë dhe biznese në AirBnb që krijuan 40 mln euro të ardhura nga rezervimet.Drejtori i përgjithshëm i tatimeve Ilir Binaj paralajmëroi se pas përfundimit të deklarimeve do të kryhen kontrolle për tatimpaguesit që nuk kanë deklaruar korrektësisht të ardhurat.

    Detyrimin për plotësimin e DIVA e kanë edhe të dypunësuarit.

    Për të dy të punësuarit ligji përcakton se kanë detyrimin të deklarojnë të dhënat në DIVA, pavarësisht nivelit të të ardhurave.

    Deklarimi i të ardhurave të dypunësuarve, nuk është risi e këtij viti është zbatuar edhe më parë.

    Mënyra e përllogaritjes të tatimit nga të ardhurat e dypunësimit në DIVA është e njëjtë, pra nuk ka ndryshuar. Nëse ka mbipaguar do të rimbursohet, nëse nga mbledhja e dy apo më shumë pagave tejkalohet kufiri dhe hyn në një fashë tjetër të ardhurash p.sh me tatim 23% do të duhet të paguajë tatimin e llogaritur.

    Kompensimi kush do të përfitojë

    Këtë vit me plotësimin e Deklaratës Vjetore të të Ardhurave Personale individët që nuk e kanë detyrim plotësimin e deklaratës, pasi të ardhurat e tyre janë nën 1.2 milionë lekë në vit, por që kanë shpenzime arsimore të dokumentuara me fatura të fiskalizuara për fëmijë nën moshën 18 vjeç do të përfitojnë kompensim për arsimin përmes rillogaritjes së tatimit, pas zbritjes së shpenzimeve deri në vlerën maksimale 100 mijë lekë.

    Gjithashtu, përfitim nga rillogaritja e tatimit do të ketë edhe në rastet kur, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim në vlerën 48 mijë lekë në vit nga të ardhurat vjetore, individët rezultojnë me tatim të mbipaguar.

    Të drejtën për rimbursim këtë vit do ta kenë edhe individë të tjerë që nuk kanë deklaruar zbritje shpenzimesh për fëmijë në ngarkim apo për arsim, por që pas rillogaritjes rezultojnë me tatim të mbipaguar, për shkak të ndryshimeve në përllogaritjen e tatimit.

    Alikimet për kompensim kryhen nëpërmjet e-Tax

    Tatimet kanë sqaruar se kërkesa për rimbursim apo kompensim bëhet vetëm individët që kanë paguar tatim, një individ që nuk ka paguar tatim gjatë vitit 2025 nuk mund të përfitojë të drejtën për kompensim. Pra duhet të jetë paguar një tatim që të përfitohet kompensimi pas rillogaritjes së tatimit.

    Afati për aplikimin e kompesimit apo rimbursimit është deri në 5 vite. Ndërsa afati i administratës tatimore për shqyrtimin e kërkesës dhe dhënien e kompensimit është deri në 2 muaj./Monitor

    diva
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Plagoset një person me armë zjarri në Lezhë

    June 10, 2026

    Ekspertët: Manaferrat dhe luleshtrydhet në krye të listës së produkteve me më shumë pesticide

    June 10, 2026

    “A keni ju familje, nder e dinjitet?”, Ben Blushi humb durimin pas komenteve për protestën e Zvërnecit

    June 10, 2026

    Nga sot nis pagesa për faljen e pjesshme të detyrimeve tatimore

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.