Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    Kompozitori që bashkëpunoi me Dua Lipën gjendet i vdekur në Londër, tre persona nën hetim

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Hijet e Spiropalit, nga pronat publike te lidhjet familjare me bizneset

    March 30, 2026
    Spiropali: Sistemi i drejtësisë larg nga të qenit i përkryer, por në rrugën e duhur
    Elisa Spiropali

    Gazetari Adriatik Doci ka reaguar me një postim të fortë në rrjetet sociale, ku hedh akuza ndaj ish-ministres dhe deputetes së Partia Socialiste e Shqipërisë, Elisa Spiropali.

    Në reagimin e tij, Doci shkruan se “hijet e Spiropalit nga pronat dhe paratë publike tek pasuritë e paluajtshme” shtrihen në disa drejtime, duke përmendur sipas tij lidhje me prona publike në Fier, përdorimin e fondeve publike, si edhe përfshirje të familjarëve në aktivitete biznesi.
    Sipas gazetarit, një sërë kompanish që lidhen me rrethin familjar të Spiropalit kanë operuar ndër vite, duke përmendur konkretisht kompani si Solomon Group, Solomon Construction, Blest Taxi, Fortes Construction, BIOFOOD’S dhe SALT.

    Në postimin e tij, Doci thekson se sipas tij nuk bëhet fjalë vetëm për përfitime me sfond konflikti interesi, por për atë që ai e cilëson si “hije të theksuara korrupsioni”, duke pretenduar gjithashtu se aktivitetet janë zhvilluar si gjatë kohës para marrjes së posteve publike nga Spiropali, ashtu edhe pas emërimit të saj në funksione shtetërore.
    “Hijet e Spiropalit nga pronat dhe paratë publike tek pasuritë e paluajtshme

    Nga do që t’a drejtojë fytyrën, hijet e zonjës Elisa Spiropali zgjaten sa tek pronat publike në Fier, paratë publike, licencat, tenderat brenda rrethit deri tek shit-blerja e pasurive të paluajtshme përmes vëllait, bashkëshorit, kunatës, vjehrrit, prestanomeve të bashkëshortit etj. Një kartel kompanish mbuluar me hije familjare janë krijuar, kanë xhiruar dhe ndarë para gjatë dhe pas ngjitjes së Elisës në poste publike. Solomon Group, Solomon Construction, Blest Taxi, Fortes Construction, BIOFOOD’S, SALT etj., janë vetëm disa nga hijet e zonjës Spiropali. Nuk janë thjeshtë përfitime me sfond konflikti interesash, por me hije të theksuara korrupsioni. Herë nën hijen e Skënderbeut dhe herë të Mamicës, zonja Spiropali rezulton se e ka ‘mjelë’ PS-në po aq sa disa shokë të saj partie, sot në burg apo në arrati”, shkruan Doçi.

    Adriatik Doci Elisa Spiropali pronat publike
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump zbulon operacionin sekret në Ngushticën e Hormuzit: Mbi 100 milionë fuçi naftë kaluan të sigurta

    June 10, 2026

    Qeveria miraton krijimin e rezervës së armatimeve për Forcat e Armatosura

    June 10, 2026

    Kompozitori që bashkëpunoi me Dua Lipën gjendet i vdekur në Londër, tre persona nën hetim

    June 10, 2026

    Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë në 404 milionë euro në tremujorin e parë

    June 10, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.