Një ndërtesë shumëkatëshe luksoze banimi në Manhattan u përfshi nga flakët, duke ngritur një re të madhe tymi mbi zonë dhe shkaktuar evakuimin e banorëve dhe stafit të restorantit Greywind, i cili ndodhet brenda kompleksit.
Sipas autoriteteve lokale, zjarri shpërtheu rreth orës 11:30 sipas orës lokale në ndërtesën e njohur si ‘The Set’, një kompleks që ofron kushte banimi të ngjashme me një hotel në zemër të Manhattan-it.
Disa banorë raportuan se nuk dëgjuan asnjë alarm zjarri, megjithëse tymi depërtonte pranë dritareve të apartamenteve të tyre. Elizabeth Schmidt, një banore e katit të 25-të, tregoi se e kishte vënë re zjarrin gjatë një telefonate online:
“Po flisja në Zoom dhe pashë tymin nga dritarja. Ia tregova personit me të cilin po flisja dhe e pyeta nëse dukej si zjarr. Në atë moment ishte bërë një re shumë e madhe tymi dhe nuk dëgjova asnjë alarm,” tha ajo për mediat lokale.
🚨 BREAKING: Firefighters are battling a large rooftop fire on East 43rd Street in Manhattan near Grand Central.
Heavy black smoke is visible across the city as crews work to contain the blaze; cause remains unknown.pic.twitter.com/4ghNY3LGRb
— Derrick Evans (@DerrickEvans4WV) March 17, 2026


