TIRANË– Avokatja Mirela Jorgo teksa ka qenë e ftuar në Media Radar ka folur për zhvillimet në botë.
Përfaqësuesja ligjore ka komentuar luftën në Iran ndërsa kaq deklaruar se sulmet e Izraelit dhe Amerikës ndaj Iranit kanë ndodhur për të larguar vëmendjen nga dosja Epstein.
Avokatja Jorgo:
Kjo lufta që plasi kohët e fundit me Iranin dhe ku është i përfshirë edhe Izraeli sigurisht që ka ato skenat, prapaskenat që i themi ne nën hije që sot bota ose opinion publik edhe i di edhe nuk i di.
Ne e dimë fare mirë se para disa javësh, plasi dosja e Epstein që janë gati 300 milionë faqe që janë publikuar janë edhe gjysmat e tjera ende të papublikuara dhe aty ishin të përfshirë në skandale, ishin lider të qeverive të botës të cilët janë përfshirë në pedofili, abuzimi me të miturit. Dhe nëpërmjet këtyre ngjarjeve që ndodhen në dosjen e Epstein, sigurisht ata që janë koridori i të nëndheshmit, i them unë që është ajo dora e padukshme që komandon këtë udhëheqje në botë, mban për shantazhime dhe e kanalizojnë ose i japin rrjedhë situatës politike në vende të ndryshme atje ku duan ata.
Lufta që plasi me Iranin kishte kohë që po përflitej dhe ishte përgatirur që në Gjenevë të kishte një takim për vendosjen e një paqeje në lidhje me armatimin bërthamor që kishte Irani. Nuk përfundoi dhe direkt u shpall luftë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke goditur Iranin. Nuk ka qenë një vendim kaq i thjeshtë./Radar.al


